LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet “Maradona” shqiptar/ Aksidentoi dy persona i dehur

17 Shkurt 2017, 10:05, Aktualitet CNA

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili është autor i një aksidenti rrugor të një dite më parë. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Maradona Palla, banues në Hudënisht.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ?Peugeot?, me targë AA 406 GR, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç, të dy banues në Hudënisht, pasagjerë në këtë mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt? parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga