Televizioni Top Channel shpesh është kthyer në një akovat mbrojtës për disa personazhe. Së fundmi ky televizion ka marrë në mbrojtje drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Dy ditë më parë ajo ka qenë pjesë në emisionin “Top Story” ku hetuesit rrëfejnë sesi rekrutoheshin shqiptarët për ISIS. Mes tyre ishte edhe Imeraj, punës së të cilës i bëhët mjaft mirë avokatia dhe reklamimi nga Top Channel.
Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Emri i saj është përfolur shpesh në media dhe së shpejti pritet që të përballet me vettingun. Në një kohë kur kjo prokurore pritet të kalojë në filtrat e vettingut ashtu si shumë kolëgë të sajët, Top Channel i bën reklamë dhe i jep suport.
Televizioni që drejtohet nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha është vënë 100% në shërbim të disa personave për interesa personale.
Kur kjo avokati vjen në momentin që drejtori i këtij televizioni ka disa çështje të hapura në porkuorinë e Tiranës, ka dyshime mjaft të forta që prokuoria dhe vetë televizioni po përdorën për interesa të tjera të dyshimta sepse janë disa dhjetra dosje jo vetëm të Ben Blushit, si drejtor i Top Channel por edhe të vetë televizionit apo Vjollca Hoxhës denoncime, kallzime, përplasje apo interesa që lidhen me këta persona dhe të gjitha janë në dorën e Elisabeta i Imerajt dhe prokurorisë së Tiranës.
E mbi të gjitha ky televizion del dhe i bën avokatinë kësaj prokuroreje. Kjo ndodh kur në Prokurorinë e Tiranës po hetohet çështja e Andon Dhimës, kur janë hedhur mjaft dyshime në lidhje me Ben Blushin.
LEXO EDHE: Në Shqipëri 1 në 5 gra që nuk punojnë, duhet të kujdesen për shtëpinë
Kujtojmë që Andon Dhima ka theksuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe nëse do i ndodhë gjë do të drejtojë gishtin nga Ben Blushi. Në prokurorinë e Tiranës ndodhen çështjet e historive rozë të Vjollca Hoxhës e cila ka përdorur emisionin Fiks Fare dhe stafin e saj për interesa mjaft të dyshimta në lidhje me disa prona në Korçë. Në prokurorinë e Tiranës ka disa kallzime të tjera, çështje që ky institucion i ka mbyllur siç janë borxhe, detyrime dhe falsifikime të pretenduara nga palët e treta në lidhje me fatura të papaguara.
Në momentin që janë të gjitha këto, Prokuroria e Tiranës merret në mbrojtje dhe avokatinë ja bën Top Channel. E në rast se Elisabeta Imeraj do të ketë avokatinë e Top Channel, duhet një orë e më parë të largohet nga ai institucion dhe vettingu nuk duhet ta shikojë me syze por me lupë.
Ky është rasti një flagarance, i një televizioni që ka një konflikt të pastër interesi dhe prokurorja përdoret për çështje okulte të dyshimta që lidhen me biznese duke u provuar shpesh herë se ka mbajtur anësi dhe ka ndërhyrë në favor të një pale./Përshtatur nga CNA.al