LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama është koka e bandave/ 18 shkurti për një fillim të ri

16 Shkurt 2017, 12:37, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar sot Ramën, e cilësuar si koka e bandave. Gjatë seancës planere e cila ka qënë mjaft e tensionuar, Berisha tha se Rama po liron banditët e kriminelët dhe se 18 shkurti është dita e një fillimi të ri.

?18 shkurti është dita e fillimit të mbarë, është dita e fillimit të ri. Është dita e misionit të ri të çdo shqiptari, misioni historik para vetes, fëmijëve, vendit”.

“18 shkurti është dita e misionit të atyre që vendosin për t’iu dhënë duart një herë e përgjithmonë kryebandidit Edvin Kristaq Rama, njeriu që solli terrorizëm, solli bandat kryesore, solli krimin më të shëmtuar.

Javën e kaluar denoncova lidhjen e Olsi Ramës dhe ndrrikulles Jona Dervishi me grupin e “Hakmarrjes per Drejtësi”, Grupin e “Xibrakës”. Javën e kaluar solla data, fotografi të sistemit të shtetit në të cilën fakton se Olsi Rama dhe ndrrikull Dervishi kishin kaluar disa herë kufirin dhe makinën e grupit të Xibrakës, grupit të Hakmarrjes, vetëm për të transportuar kokainë”. /CityNews 

Lajmet e fundit nga