LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia shqiptare gënjeu për kapjen e 8 tonëve kanabis

16 Shkurt 2017, 12:52, Aktualitet CNA

Roja e Italiane e Financës njoftoi se në datë 8 shkurt 2017 kishte kapur 8 ton kanabis në rimorkion e një kamioni të zbritur në Portin e Ankonës nga një traget i ardhur nga Porti i Durrësit.

Policia e shtetit reagoi nëpërmjet zëdhënësit të saj duke deklaruar se: Policia italiane ka konfirmuar se Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz as në mjete. Konfirmimi vjen nga Drejtoria Qëndrore e Shërbimit Antidrogë (DCSA). Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare.

Ky deklarim i zëdhënësit të Policisë së Shtetit është një përpjekje e dëshpëruar për të fshehur rolin e organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar në lehtësimin e trafikimit të një sasie rekord kanabisi nëpr territorin e Shqipërisë. Nuk është e vërtetë që për shkak të sekretit hetimor pala italiane nuk jep të dhëna të mëtejshme për këtë mega trafik droge. I kujtojmë zëdhënësit se avokati i shoferit maqedonas z. Vio Giuseppe është mjaft i hapur për të dhënë info mbi klientin e tij. Doktoresha Roberta Marchiori, gjykatëse e hetimeve paraprake (GIP) po ashtu nuk ka përdorur sebepin e sekretit hetimor për të mbajtur mediat në terr për këtë rast trafiku.

Theksojmë se DCSA (Direzione Centrale per i Servizi Antidroga) pranë Ministrisë së Brendshme italiane nuk është përgjegjëse për këtë operacion antidrogë. Duke mos qenë në brendi të këtij operacioni DCSA-ja nuk mund të jepte garanci në hava për Dikasterin Tahiri se Shqipëria nuk është e përfshirë as në mjete dhe as në njerëz (Sic!). Operacioni është kryer nga financierët e Ankonës dhe është finalizuar nga financierët e Venecias, të cilët realizuan edhe arrestimin e shoferit dhe bllokimin e kokës së kamionit (motricce)në zonën Venezia Est, pra DCSA-ja nuk hyn fare këtu!

Për të provuar pretendimet tona të mësipërme po bëjmë publike të gjithë informacionin për këtë rast, që kemi siguruar edhe me ndihmën e kolegëve italianë:
Shoferi i kamionit të kanabisit është Stojanovski Zoran i datëlindjes 23/2/1978 me pasaportë maqedonase me nr. Pasaporte BO 428210

Kamioni i tipit ?tandem? ka targën BT 5217 AC dhe koka e kaminoinit ka targën BT 0415 AC. Kamioni është pronë e kompanisë Euro Truck d.d.o. me qendër në Bitola (Manastir) të Maqedonisë. Kjo kompani është e regjistruar edhe në Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë e Slloveni.

Ngarkesa legjitime e kamionit ishte një lloj gipsi i prodhuar nga kompania maqedonase POFIX me qendër në Tetovë në adresën Rruga e Vjetër Tetovë-Shkup 1220 (shiko edhe në adresën Dereboj Bb-Tetovë 1200), por e regjistruar edhe në Republikën e Kosovës, në Slloveni etj. Për të verifikuar të dhënat për mjetin, ngarkesën dhe shoferin mund të kontaktoni në tel.00 389 44 800226. Për ta bërë të besueshme për lexuesin informacionin e mësipërm po publikojmë edhe dokumentet përkatëse të Listës së pasagjerëve dhe Manifestit të ngarkesës të Tragetit Marina i Linjës Durrës-Ankona, në të cilin u imbarkua kamioni me 8 ton kanabis. Këto dokumente janë kortezi e kolegëve italianë, të cilët po e investigojnë me shumë interes këtë trafik kanabisi.

Historia e ndyrë e skanerave ultramodernë të doganave shqiptare
Kamioni me kanabis në fjalë hyri në territorin shqiptar në Doganën e Qafë Thanës. Skaneri ultra modern i instaluar në këtë doganë të paktën zyrtarisht nuk detektoi tetë ton kanabis në rimorkion e kamionit. Ka dy mundësi: ose ngarkesa nuk ishte në rimorkio, pra kanabisi u ngarkua në Shqipëri, ose doganierët, policët kufitarë dhe punonjësit e kompanisë koncesionare të shërbimit të skanimit nuk kanë kryer detyrën. Sipas precedentit të nëntorit 2015 në Portin e Durrësit të tërë këta persona sot duhet të ishin në burg me akuzën minimum të shpërdorimit të detyrës. Ka shumë mundësi, që kamioni me targë BT 5217 AC të mos ketë pasur drogë në të, kur hyri në Qafë Thanë, sepse sasia e gipsit (malter) e gjetur nga financierët italianë në kamion ishte shumë më e vogël sesa ajo e pasqyruar në dokumentet e mallit si Policë ngarkesë (Ladding Bill), faturën e mallit dhe në Listën e paketimint (Packing list). Ka shumë të ngjarë, që një pjesë e gipsit të jetë shkarkuar në Shqipëri dhe të jetë zëvendësuar me 8 ton kanabis.

Në Portin e Durrësit para imbarkimit në target kamioni u skanua dhe doli ?steril?. Theksojmë se skaneri i instaluar në Portin e Durrësit është shumë më modern se ai i vendosur në Doganën e Barit dhe pak më modern se skaneri më i mirë në dispozicion të doganve italiane si ai i instaluar në Portin e Gjenovës. Skaneri në Durrës vetëm pak ditë para kalimit të 8 tonve kanabis zbuloi thuajse 5 kuintalë kanabis të fshehur mjeshtërisht në trupin e arkave të ambalazhit, ndërsa nuk zbuloi 8 ton kanabis të pa fshehura, por thjesht të mbuluara me dy shtresa të holla polisteroli. Ky skaner ultramodern nuk arriti të zbulojë 3 shqiptarë të fshehur në një ngarkesë sfungjeri në një kamion me targa e shofer serb të imbarkuar në Tragetin Bari të Linjës Durrës-Bari, në datë 5 shkurt 2017. (për më shumë shikoni: http://
ëëë.cityneës.al/2017/02/skaneri-i-doganes-ne-durres-detekton-miun-dhe-nuk-sheh-ariun/1) Pra skaneri ultra modern në mënyrë figurative zbulon edhe miun, por jo ariun. Për të mos u zbuluar kanabisi nga ky skaner nuk mjafton te blesh kapterrin e policisë as edhe një doganier të thjeshtë, sepse për fat të keq doganierë, policë e punonjës të koncesionerit kanë përfundura në burg (si koka turku), kur në Itali janë kapur pak më shumë se një ton kanabis. Pse organet ligjzbatuese shqiptare në rastin e 8 tonve kanabis as nuk i kanë marrë në pyetje këta persona jo më t?i arrestojë si kolegët e tyre rrezikzinj të nëntorit të vitit 2015. Ka vetëm një shpjegim të arësyeshëm personi, që garantoi kalimin e 8 tonve kanabis po pengon organet kompetente shqiptare të kryejnë detyrën! Meqenëse deputeti luftarak Brace ka kërkuar mëse një herë anullimin e koncesionit të skanimit në dogana si koncesion i kohës së Berishës, sot ai ka rastin e artë të kërkojë anullimin e këtij koncesioni, sepse rrezikon sigurinë kombëtare jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Italisë, fqinje, aleate dhe mike. Në epokën e Presidentit Trump siguria kombëtare dhe lufta kundra terrorizmit janë cështje të panegociushme, cështje me të cilat nuk mund të bëhet shou sin ë kohën e Presidentit bananengrënës Obama!

Pasi ë datë 13 shkurt kamioni i drogës ju nënshtrua një kontrolli me aparatura speciale u zbulua edhe një Kg. drogë e Klasit A (drogë e rëndë) në kokën e kamionit, jo si 8 ton kanbis, që ishte ngarkuar në rimorkion e kamionit. Pas këtij kontrolli për kamionin dhe shoferin maqedonas filloi të interesohej edhe policia speciale italiane e quajtur DIGOS. Përfshirja e DIGOS-it në këtë mesele droge është indicie se ky kamion apo shoferi maqedonas duhet të jetë përfshirë edhe në trafikimin e të tjera materialeve përvec kanabisit apo drogës në përgjithësi.

Mjerimi i Grida opozitës shqiptare
Mazhoranca, Dikasteri Tahiri, drejtoria e?geishave? doganore janë përgjegjës direct [për të tilla trafiqe të rrezikshme. Opozita shqiptare ka përgjejgjësinë e saj, që kur denoncon një megatrafik të tillë përdor kukulla silikoni si Grida Duma, që një akuzë të tmerrshëm anti qeveri e shndërron në një palacollëk, në një skec estrade si ato të kohës së Dullës. Është tregues mjerimi i opozitës shqiptare, që nuk shërben si fre e si kontroll për këtë qeveri të kriminalizxuar e të droguar deri në palcë, që po shndërrohet në rrezik për sigurinë kombëtare të disa vendeve aleate të NATO-s, duke filluar nga Italia. Kjo maxhorancë me papërgjejgshmërinë e saj dhe me ortakllëkun me krimin e organizuar po i ofron jatak e rrugëkalim terrorizmit duke rrezikuar deri dhe jetën e ushtarakëve amerikanë të vendosur në bazat e NATO-s në Itali. Në një botë globale as Gioia Del Colle, as Aviano nuk janë larg nga Porti i Durrësit apo Rradhima e Vlorës. Opozita shqiptare e rënë në nivelin e mjerueshëm të Grida Opozitës problem kryesor ka që Lad Jevgu gërrhet shumë, kur fle gjumë!!!!!!!!!!/GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga