LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas lufta politike për zbatimin e vetingut/ Pas Vasilit edhe Nishani me Gjoshën kundër ONM

16 Shkurt 2017, 08:36, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi fut sërish në sherr politikën shqiptare, por edhe Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Votimi i ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik 2015, për pak solli ndarjen e koalicionit, ndërsa me mbërritjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit rikthehen debatet dhe akuzat mes palëve. Dy ditë më parë ishte ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ai i cili shfaqi kritika mbi ngritjen e bordit drejtues të ONM, madje për këtë vuri në dijeni ambasadorët dhe krerët shtetit. Mirëpo kjo deklaratë e tij ka trazuar ujërat në politikën shqiptare. Letrës së Vasilit i është përgjigjur Presidenti Bujar Nishani, i cili i konsideron të drejta shqetësimet, duke dalë dhe ai kundër veprimeve të ONM. Ministri Vasili informon për ngritjen e strukturës tjetër, Bordi i Menaxhimit ONM-së, roli dhe përbërja e përhershme dhe ad hoc, i cili nuk gjen mbështetje qoftë kushtetuese, qoftë në ligj. Sjell në vëmendjen tuaj, se konsensusi politik i arritur për reformën në drejtësi kishte si qëllim t’i shërbente një procesi sa transparent dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.

Besueshmëria, në gjykimin tim, besoj dhe tuajin, në asnjë rast nuk mund të arrihet nëse cenohet Kushtetuta. Është parimi i kushtetutshmërisë funksionale që më detyron mua të parin si President i Republikës dhe të organet dhe strukturat e parashikuara në Kushtetutë, të zbatojnë drejtpërsëdrejti Kushtetutën gërmë për gërmë?, ka thënë Nishani. Nga ana tjetër, LSI ka shtuar dozën e reagimit, pasi ka qenë ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila është ankuar zyrtarisht në Parlamentin Evropian. Ajo i ka dërguar një shkresë Johanes Hahn, të cilit i kërkon të ndërhyjë. ?Bazuar sërish në shqetësimet e ngritura nga Ministria e Drejtësisë e cila propozon ?kthimin në rrugën e kushtetutshmërisë dhe ligjit të kësaj çështjeje me qëllim diskutimin e problematikës së lindur me krijimin e këtij Bordi?, në cilësinë e ministres së Integrimit Europian do të kërkoja angazhimin tuaj personal në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësimin e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi për të bërë të mundur vijueshmërinë me korrektësi të këtij procesi?, ka thënë Gjosha.

Reagojnë socialistët
Shkresat e Vasilit, Nishanit dhe Gjoshës duket se kanë sjellë përplasje të forta me Partinë Socialiste, e cila mbështet bordin e ONM. Dje ka reaguar deputeti Pandeli Majko, duke iu përgjigjur Petrit Vasilit. Ai ka thënë se nuk mundet që t?u mësojnë dot shqiptarët se si duhet të bëjnë detyrën. Majko ka thënë se ata do kenë rol, vëzhgues dhe e dinë ata se çfarë bëjnë. ?Ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar neve. Nuk do të jemi ne që të vëzhgojmë ndërkombëtarët si bëjnë detyrën. ONM nuk ka ardhur këtu për të shkelur Kushtetutën dhe ligjet, po për të verifikuar prokurorët dhe gjyqtarët”, ka thënë Majko. Duke i dhënë një përgjigje aleatit të tij dhe treguar se reforma në drejtësi do sjellë përplasje të forta politike. Në Kushtetuese janë ende dy ligje të ankimuara, ai për statusin e gjyqtarëve dhe ligji për organet e reja të drejtësisë. Nëse merret një vendim në favor të ankimuesve, atëherë do rikthehen përplasjet e forta politike. Por përtej kësaj, duket se dhe brenda koalicionit qeverisës nuk ka qetësi. ONM zbarkoi javën që shkoi në vendin tonë dhe ata në fund të kësaj jave do të marrin në dorë listën e 191 kandidatëve për organet e reja, siç janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Por me të mbërritur në vendin tonë ONM ngriti një bord drejtues, pjesë e të cilit do jenë dhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Kjo gjë nuk është pranuar nga LSI, e cila ka reaguar dy herë përmes ministrit Vasili./Sot

08:28 Aktualitet

Kosova në mjegull!

Pritjet po përmbysen, sundimtarët po forcohen, populli po va...

Lajmet e fundit nga