LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta në Siri do të jetë e gjatë/ Perëndimi mbështet terroristët

16 Shkurt 2017, 14:26, Aktualitet CNA

Presidenti sirian, Bashar al-Assad në një intervistë për mediat franceze, Europe 1 dhe TF1 thekson se ri-pushtimi i Alepos ishte një hap i rëndësishëm, por pavarësisht kësaj, lufta në Siri do të të jetë ?e gjatë.?

Dhe arsyeja është thënë menjëherë: disa vende perëndimore dhe të tjerë, si Arabia Saudite apo Turqia, mbështesin opozitën ?terroriste?. Assadi nuk ka dyshime në lidhje me këtëtë, dhe thekson se mbështetja e Rusisë ishte vendimtare për dobësimin e Isis dhe Frontit Al-Nusra. Assad shfaq një qasje të hapur ndaj presidentit të ri amerikan, të cilit i njeh përpjekjet për të ndryshuar nga paraardhësi i tij. Ai vë në dukje se ?ndalimi i udhëtimit? nuk është ?kundër popullit sirian?, por ?kundër terroristëve që mund të depërtojnë në Perëndim, mes emigrantëve?. Më pas, Assadi ka sulmuar fort Francën, që sipas tij, ?nga dita e parë ka mbështetur terroristët në Siri, duke dërguar armë për grupet që i quan të moderuar?.

Strategjia

Cilat janë prioritetet e Damaskut? Jo aq shumë (të paktën tani për tani), rimarrja e Raqqas, një bastion i të vetë-vetëquajturit shteti islamik (Isis) në veri të vendit. Assad shkon edhe më tej: ??Të marrim çdo centimetër? të territorit sirian. ?Raqqa është një simbol?, pranon presidenti, por shton se sulmet e kryer në Francë ?nuk ishin të përgatitur domosdoshmërisht? në bastionin e Isis-it në veri të Sirisë. ?A e shihni se Isis është pranë Damaskut, ata janëngado??.

?Prioriteti është kudo dhe varet se si zhvillohet beteja ? vazhdoi ai. Tani janë në Palmira dhe në zonën lindore të Sirisë. Për ne Raqqa, Palmira, Idlibi, janë e njëjta gjë?. Presidenti i Sirisë, pastaj thotë se është ?detyrë e çdo qeverie që të marrë kontrollin e çdo centimetri të territorit të saj?.

Në intervistë, Assad është përgjigjur edhe për raportin e fundit të lëshuar nga Amnesty International, duke mohuar absolutisht se qeveria e tij ka zbatuar praktikat e torturës, ekzekutimet arbitrare dhe krimet në burgjet pranë Damaskut. Assadi e ka quajtur ?fëmijëror? raportin, duke shtuar se nuk ka asnjë provë në mbështetje të ankesave për 13 mijë njerëz të varur në burgun e Saydnayas, mes viteve 2011 dhe 2015. ?Ata thonë se kanë intervistuar pak dëshmitarë, që janë kundërshtarë apo dezertorë. Pra, janë palë?, ka thënë Assad. Dhe duke këmbëngulur tek akuzat e torturës, presidenti sirian tha se ?nuk është pjesë e politikës sonë. Pse duhet të torturojmë? Për sadizëm? Për të marrë informacion? Nëse ne do të kryenim mizori të tilla, kjo do të na bënte terroristë. Nëse do të kishim kryer krime të tilla, ne nuk do të kishim patur mbështetjen popullore për gjashtë vjet?./bota.al

Lajmet e fundit nga