LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Listat e PD/ Emrat që kanididohen dhe ata që lëvizin

16 Shkurt 2017, 09:36, Aktualitet CNA

Partia Demokratike po përgatitet për protestën e ditës së shtunë, një levizje që kërkon të kthejë një tjetër frymjë në kampin opozitar. Paralel me protestën në degë po mblidhen edhe emrat si kandidatë për deputetë, paralel me aplikimet online.

Listat e propozuarta kanë shumë emra të rinj, por edhe emrat e vjetër nuk ngelen pas. Lista e kandidatëve për deputetë të PD në qarqe pret të pësojë një ndryshim të thellë në zgjedhjet e 18 qershorit. Cityneës sjell disa nga emrat më të diskutuar, por edhe që pritet të jenë në krye të listave të deputetëve në qarqe.

Lulzim Basha po përpiqet të gjejë kandidatë me influencë kryesisht biznesmenë dhe personazhe të ndryshëm me autoritet në zonat e tyre.

Ende nuk ka asgjë zyrare, por kreu i PD është duke konfiguruar disa lista, ku shumë prej deputetëvë aktuale qarkullojnë apo disa hiqen fare.

Në Qarkun e Beratit janë dy deputetë të zgjedhur Astrit Veliaj dhe Genc Pollo. I pari mund të largohet nga lista, ndërsa Pollo do ndryshojë qark. Ridvan Bode mund të kryesojë listën e demokratëve, por emri i tij mund të jetë edhe në Qarkun e Korccës, por jo si kryesues. Një emër tjetër që pretendon drejtimin e qarkut Berat është sekretari i burimeve njerëzsore në PD, Fatbardh Kadilli.
Durrësi pritet të ketë ndryshime në listën e tij të kandidatëve, emri më i përfolur për të kryesuar listën në Durrës është ish-kryeministri Berisha, i cili mund të pasohet nga kreu i degës Oerd Bylykbashi. Enri Ceno pritet  të jetë një emër i ri pjesë e listës fituese. PD në qarkun Durrës ka pesë deputetë aktualisht, ata janë, Albana  Vokshi, Eduard  Halimi, Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Oerd Bylykbashi.

Një ndryshim thelbësor pritet të ketë lista e kandidatëve të PD në Elbasan. Arben Imami, pritet të largohet nga ky qark për tu rivendosur në listë nnë një tjetër zonë, ndërsa Eduard Selami është totalisht në pikëpyetje. Inaktiviteti i tij parlamentat e bën të pavlefshëm për Bashën, ose mund të qëndrojë si kandidat në numrat e mesit në listën e Tiranës. I vetmi nga deputetët aktualë që ngelet në Elbasan është Luçiano Boçi.

Ndryshim pëson edhe lista në qarkun e Fierit. Dy deputetët aktualë Kosma Dashi dhe Bedri Mihaj, mund të largohen nga lista fituese. Pretendetët për Fierin janë Genc Pollo, Enkelejd Alibeaj, por edhe kryetari i PD Fier dhe ai Lushnjë. Dy emra të tjerë që pretendojnë të kandidojnë në këtë qark janë edhe Eno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli.

Gjirokastër PD përfaqësohet nga Genc Ruli i cili ikën nga ky qark, pretendent kryesor është Tritan Shehu dhe kreu i degës Roland Bejko.

Ndryshim pëson edhe lista e qarkut Korçë. Largohen nga deputetë në listën fituese si Gjergji Papa dhe Eleina Qirici për tu zëvendësuar nga emra të tjerë. Edmond   Spaho ose Genc Pollo mund të kryesojnë listën, të pasuar nga emra të tjerë si Alfred Olli dhe Sorina Koti. Fatbardh Kadilli apo Ervin Salianji janë dy emra të tjerë për listën e demokratëve në këtë qark.

Në Qarkun e Kukësit PD ka aktualisht tre deputetë Alban    Zeneli, Mimoza   Hajdarmataj dhe Flamur Noka. Në këtë qark pritet të jetë kandidaturë e re si Agron Kulicaj ish-zv/drejtori I përgjithshëm I policisë.

Lezhë PD ka dy përfaqësues si Albina Deda dhe Aldo Bumci, pretendentë janë Preç Zogaj por edhe kryetari i degës së PD Lezhë, Paulin Marku.

Lista e Qarkut Shkodër pritet të ketë ndryshime thelbësore, por Jozefina Topalli ngelet një nga pretendentet kryesore të listes.

Në qarkun e Vlorës, lista mund të kryesohet nga Arben Ristani pas largimit të Astrit Patozit i cili pritet të jetë në listën e Tiranës duke mbuluar zonën e Vorës ku dhe fitoi zgjedhjet lokale në 2015.

Qarku i Tiranës përfshin shumë emra dhe lista aktuale kryesohet nga ish kryeministri Sali Berisha. Basha pritet të rikonfirmojë në lista fituese Florion    Mima, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Jorida Tabaku, Keltis Kruja apo Majlinda   Bregu.

Lista e Tiranës pritet të ketë mjaft emra të rinj si Jamarbër Malltezi, Grida Duma, Ivi Kaso, Besart Kadia, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Endri Hasa, Besnik Aliaj, Leonard Olli dhe Kreshnik Ccollaku. Tirana ka për të pasur një listë me ndryshime thelbësore e cila do kryesohet nga Lulzim Basha.

Kreu demokrat pritet që në lista të përfshijë edhe mjaft të rinj, por përfaqësimi i tyre nuk është përcaktuar domosdoshmërisht në listat fituese.

Këto janë emrat politikë që PD po diskuton, por ka dhe mjaft të tjerë që Lulzim Basha pritet ti futë në lista, kryesisht të rinj, pjesë e koordinatorëve por edhe pesonazhe që janë aktivizuar në PD pas zgjedhjes të Bashës në krye të PD./Citynews

08:28 Aktualitet

Kosova në mjegull!

Pritjet po përmbysen, sundimtarët po forcohen, populli po va...

Lajmet e fundit nga