LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe paralajmëron kallëzim penal për Nokën/ Punë e madhe për përjashtimin   

16 Shkurt 2017, 14:22, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një prononcim për media tha se do të kallëzojë penalisht deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Ai e ka cilësuar si një histori dhune, që PD e ka instaluar prej 27 vitesh dhe se duhet të marrë fund.

?E gjitha është një strategji dhune nga një parti që e kanë instaluar dhunën prej 27 vitesh?, tha ai.

Deputeti socialist nënvizoi më tej se në këtë vend nuk ka sistem drejtësie, nuk ka gjykata të pavarura, ndaj situata ka agravuar.

Ndërkohë, deputeti u pyet edhe për përjashtimin e tij nga Kuvendi. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: ?Po punë e madhe?. /CityNews 

Lajmet e fundit nga