Connect with Us

Kush e urdhëroi bllokimin e vizave për prokurorët/ Tentativa për të fshehur pasuritë e dyshimta

Aktualitet

Kush e urdhëroi bllokimin e vizave për prokurorët/ Tentativa për të fshehur pasuritë e dyshimta

Publikuar

-

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka paralajmëruar se me reformën në drejtësi do ketë tërmet në gjyqësorin shqiptar. Dy ditët e fundit ai ka zhvilluar një sërë takimesh intensive, me kryeministrin Edi Rama, me ministra të kabinetit qeveritar, ndërsa dje u ndal për 2 orë në zyrën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Por teksa vetë lideri i LSI dhe ambasada amerikane deklaruan se fokusi ishte reforma në drejtësi, mësohet se në qendër të bisedës ka qenë masa e ndërmarrë pak ditë më parë nga ambasada e SHBA, e cila u bllokoi vizën shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve, mes të cilëve dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, shkruan “Sot”. Në sqarimet që ka dhënë ambasadori, ka thënë se për rastin e Llallës ka qenë veprim i Konsullatës, ndërsa për të gjithë të tjerët ka ardhur një urdhër nga Uashingtoni, i cili kërkonte bllokimin e çdo vize, pasi kishte dyshime se gjyqtarët e prokurorët po iknin t’i shpëtonin vetingut, ndërsa dyshohej po ashtu se po largoheshin bashkë me pasuritë e tyre.

“Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi i tyre është të ikin nga Shqipëria bashkë me pasuritë e vëna nga korrupsioni, dhe në Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë këtë”, ka thënë Lu. Në këtë mënyrë ambasadori ka paralajmëruar se të gjithë gjyqtarëve që u janë bllokuar vizat, përfshirë dhe Adriatik Llallën rrezikojnë që të ngelin në veting./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Bëhuni gati/ Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  E vërteta e takimit Rama-Obama

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Biden, Trump dhe politika e jashtme amerikane

LEXO EDHE:  Hetime në SHBA për viktima civile në Siri

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE