LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nga Shkodra/ Qeveria është futur përdhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve

15 Shkurt 2017, 10:31, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Kelmendit në Tamara.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se lufta me të keqen është detyrim para Zotit e kombit, pavarësisht nga çmimi.

?Lufta me të keqen është detyrim para zotit e kombit, pavarësisht nga çmimi. Themeli i themeleve është vota e lirë. Qeveria është futur përdhunshëm në shtëpinë e çdo shqiptari?, tha Basha.

Ndërkohë, PD vijon përgatitjet për protestën e 18 shkurtit kundër qeverisë, e cila sipas saj, do të jetë më e madhja në këto 27 vite pluralizëm./CityNews

Lajmet e fundit nga