LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video Ekskluzive/ Festa e shfrenuar e CEO-s të Raiffeisen Bank në Shqipëri

14 Shkurt 2017, 16:39, Aktualitet CNA

Festa e shfrenuar e Raifeissen Bank në Shqipëri/  Shpërthen shampanja dhe goditjet në prapanicë

CityNews ka siguruar një video të festës së Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Në video dallohet qartë një nga personat më të rëndësishëm të kësaj banke të rëndësishme në vendin tonë, CEO i saj Kristian Kanakaris.

Në sfond të pamjeve transmetohet filmi ?Wolf of Wall Street? një nga xhirimet e Hollywoodit ku flitet për mashtrime dhe abuzivizëm në Financë.

Në fund, personazhi kryesor në këtë film bëhet i varur nga droga, por problemi nuk është këtu. Nëse shikoni me kujdes videon, CEO i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Kristian Kanakaris, godet në prapanicë një nga personazhet që ndodhet në skenë.

Një shfrenim i pandalshëm ku kërcet, shpërthen shampanja, goditja e prapanicave dhe në sfond shfaqet droga e filmit të famshëm ?Wolf of Wall Street?.

Ky duket të jetë një skandal dhe vështirë se dikush mund ta mbrojë Ceo-n Kristian Kanakaris në Vjenë.

Një festë e ?çmendur?, ku një nga bankat kryesore në Shqipëri shfaq drogën në sfond, ku CEO godet në prapanicë një person në skenë.

A mund të jetë ky CEO i bankës kryesore në vend ?

Jeta e tij është private, por gjithçka shihet është një shfaqe e shëmtuar që bëhet në një festë me stafin dhe zyrtarisht nga Raiffesen Bank

Një shfrenim thuajse në ?orgji? në skenën ku Kanakaris nuk dihet nëse është i dehur nga alkooli apo nga diçka tjetër. Nga ajo që duket është një skandal për Raiffaisen Bank në Shqipëri.

Në videon e siguruar nga CityNews duket qartë festa e shfrenuar, por CEO e Raiffeisen Bank në Shqipëri harron që është drejtues i një institucioni të rëndësishëm dhe sillet në skenë si të ishte këngëtar i tallavasë, ndërsa në sfondin e festës shfaqet edhe një pjesë me drogë nga filmi i ?Wolf of Wall Street.

Nga ana tjetër, CEO Chris Kanakaris derdh shampanjë dhe godet femrat në prapanicë./CityNews

Më poshtë video dhe fotot

Lajmet e fundit nga