Connect with Us

Politika mbron pasanikët e dyshimtë

Aktualitet

Politika mbron pasanikët e dyshimtë

Publikuar

-

ZVARRITJA E QËLLIMSHME E NJË LIGJI ANTIKRIM

Derisa mungon një ligj i tillë, askush nuk mund të privohet nga pasuria, qoftë edhe e fituar me plot dyshime të veprimit të kundërligjshëm, sepse ajo pasuri nuk mund të tjetërsohet nga pronësia, pa u shpallur i dënuar dhe pa marrë formën e prerë. Moshartimi i Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, sipas analistëve, po bëhet me qëllim nga politika

Konfiskimi i pasurisë së fituar paligjshëm has në pengesa

Ndonëse ishte në planin legjislativ të vitit të kaluar nxjerrja e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, ligj që nuk u arrit të bëhet në kalendarin e punës së vitit që shkoi, ekzekutivi i vendit ka hequr dorë përfundimisht nga një ligj i tillë. Edhe nga Prokuroria e Shtetit – Këshilli Prokurorial i Kosovës, por edhe nga ekspertët e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët mbizotëron qëndrimi se Kosovës i duhet edhe një ligj shtesë për ta fuqizuar këtë sektor, atë të kontrollit të pasurisë së fituar kundërligjshëm dhe konfiskimin e saj sipas ligjit. Gazeta ka pyetur Prokurorinë e Shtetit për këtë çështje, konkretisht prokurorin Shqipdon Fazliun, dhe ka marrë përgjigje nga zëdhënësi i KPK-së, Ekrem Lutfiu, i cili është deklaruar në favor të fuqizimit të mëtejshëm të legjislacionit aktual edhe me një ligj shtesë për konfiskimin e pasurisë. “Kosova ka Kodin Penal si dhe Kodin e Procedurës Penale si dy ligje bazike, me të cilat mund të bëjë konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Përpos dy kodeve, Kosova ka edhe Ligjin mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit dhe mund të thuhet se ekziston një infrastrukturë e mjaftueshme që prokurorët e më pas gjykatat të sjellin vendime mbi konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Megjithatë, ka mundësi të bëhet edhe më tepër në këtë drejtim, dhe një hap i duhur do të ishte edhe Ligji mbi shqyrtimin e pasurisë së paarsyetueshme, apo Ligji që lejon konfiskimin e pasurisë së paligjshme edhe pa aktgjykim dënues”, tha Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Politikës nuk i intereson forcimi i ligjit

Prof i së drejtës, Riza Smaka, konsideron se edhe kjo bazë ligjore e tanishme, që mundëson konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, nuk po zbatohet sa duhet, prandaj është pak e pritshme që klasa politike në pushtet të përcaktohet për një ligj shtesë, që fuqizon akoma më shumë këtë fushë veprimi. “Për konfiskim të pasurisë së pistë, të fituar pandershëm, në kundërshtim me etikën dhe ligjin e aplikuar, në vendin tonë ka, por sikundër populli shpeshherë thotë në kontekste të ndryshme se nuk ka njerëz, në këtë rast nuk ka njerëz të devotshëm për implementimin e ligjit”, ka thënë ai. “Edhe pse kemi institucione publike nergut kundër krimit, në përgjithësi, ku pjesë të konsideruar zë pasurimi ilegal, në një anë sikundër edhe akte ligjore të përgjithshme dhe të veçanta, të pasuruarit ilegal thuajse nuk druajnë dot nga persekutimi ligjor. Kjo është gjendje e krijuar nga praktikat e deritashme, sipas të cilave, të pasuruarit ilegalë, në vend të ndjekjeve penale dhe sanksionimeve penale adekuate, virtuelisht, janë përkëdhelur. Jo më larg sesa sot ishte një shkrim për një person, i cili praktikisht për çdo vit paska fituar nga mbi një milion euro, biznes, sipas normave dhe standardeve, së paku kosovare, i karakterit dyshues dhe irracional. Pra, nuk zhagitet persekutimi ligjor i të pasuruarve ilegalë, për shkak të insuficiencës ligjore, por për shkak të insuficiencës së personave të paguar për zbatimin e ligjit, të cilët jo që nuk e zbatojnë, por në forma perfide e të rafinuara e pezullojnë dhe e pengojnë implementimin praktik të tij”, tha prof. Smaka.

LEXO EDHE:  Politika nuk e përfill Kushtetutën

Konfiskimi, procedurë e komplikuar

Eksperti tjetër i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron së në kuadër të legjislacionit, që është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe që aktualisht është në fuqi mungon Ligji mbi konstatimin e prejardhjes së pasurisë, dhe kjo mungesë është një boshllëk i madh në këtë drejtim. “Në mungesë të këtij ligji nuk kemi as edhe organ kompetent, i cili mbi këtë ligj dhe nëpërmjet tij do të vepronte dhe merrte masa juridike. Në Kosovë mund të bëhet konfiskimi i pasurisë vetëm në rastet kur të akuzuarit janë dënuar dhe vendimi ka marrë formën e prerë. Me dënim të tillë, pra, kur dënohet për korrupsion dhe për krim, po e njëjta gjykatë që ka vendosur për dënim penal e bën edhe konfiskimin e pasurisë. E përsëris, pra kemi konfiskim vetëm kur kemi dënim penal të plotfuqishëm. Nuk kemi raste të tjera, ku merret vendimi mbi konfiskim”, theksoi Kelmendi. Sipas tij, duhet që të nxirret Ligji mbi prejardhjen e pasurisë. Mbi atë do të organizohej edhe mekanizmi juridik mbi analizën e prejardhjes së pasurive të subjekteve të paakuzuara dhe të padënuara penalisht. “Mbi atë do të ekzistonte mundësia e konfiskimit të pasurisë, por me kusht që të plotësoheshin faktorët, respektivisht që pronari mos të ketë mbulesë faktike mbi pasurinë që e ka në pronësi apo në posedim”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas tij, derisa mungon një ligj i tillë, askush nuk mund të privohet nga pasuria, qoftë edhe e fituar me plot dyshime të veprimit të kundërligjshëm, sepse ajo pasuri nuk mund të tjetërsohet nga pronësia, pa u shpallur i dënuar dhe pa marrë formën e prerë. Moshartimi i Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, sipas Kelmendit, po bëhet me qëllim nga politika. “Për mua është e qartë. Pushtetarët e veshur me pushtet absolut nuk dëshirojnë të nxjerrin një ligj të tillë, për shkak se me atë do t’u konfiskohej pasuria dhe mbi atë do të akuzoheshin”, potencoi ai./Kosova Sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E diela e “tmerrit”/ Pas plazhit pushuesit me orë të tëra në trafik

Publikuar

-

Nga

Prej 5 orësh me trafik të rënduar/ Bllokohet qarkullimi i makinave në aksin Vlorë-Orikum

Trafiku i rënduar gjatë fundjavave tashmë është kthyer në një pamje ‘krejtësisht normale’ për pushuesit.

Pasditja e së dielës është një ndër ditët kur qytetarët kthehen nga plazhi për në kryeqytet dhe ndeshen më një trafik tejet të rënduar. Sot, tek Shkëmbi i Kavajës radha e automjeteve që kthehen nga plazhi është shumë gjatë.

LEXO EDHE:  Media italiane artikull mafias shqiptare/ “Mbrohet nga politika, koronavirusi nuk i ka ngadalësuar”

LEXO EDHE:  Shpërthen ish-zyrtari i lartë demokrat/ Partitë janë streha e të paaftëve, PD ...

Edhe në orët e mëngjesit, ka pasur një trafik të rënduar, i cili nuk është shmangur pavarësisht prezencës së policisë. E njëjta panoramë paraqitete dhe në jug të vendit ku makinat presin me orë të tëra në trafik për të kthyer në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Publikuar

-

Nga

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor nacional Korcë- Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka viktima, por vetëm pasoja materiale.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Publikuar

-

Nga

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kombi kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër

LEXO EDHE:  Basha reagon ndaj Ramës/ Lëri përrallat. Erdhi ora e së vërtetës

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111 individë./CNA.al

LEXO TE PLOTE