Connect with Us

Irfan Hysenbelliu blen 100% të aksioneve të Focus Group

Aktualitet

Irfan Hysenbelliu blen 100% të aksioneve të Focus Group

Publikuar

-

Irfan Hysenbelliu ka blerë 50% të aksioneve të Fokus Group, duke u kthyer në aksionerin e vetëm.

“Fokus Group” përbëhet nga News 24, Gazeta Shqitpare, Balkanweb dhe Radio Rash.

Hysenbelliu ka blerë gjysmat e aksioneve që i përkisnin ish-bankerit të ndjerë Artan Santo. Ai ka vendosur të shpallë blerjen e aksioneve në 14 shkurt, duke thërritur drejtorët e këtyre mediave për ti bërë me dije se nga sot do të jetë aksioner me 100% të aksioneve të “Fokus Group”.

I kontaktuar nga CityNews, Hysenbelliu konfirmoi blerjen e aksioneve dhe njoftimin që i është bërë drejtorëve.

Irfan Hysenbelliu njihet si manjat i mediave në vend. Ai ka investuar shumë për mediat shqiptare. Hysenbelliu është pronar i gazetës “Panorama” dhe nga sot ai zotëron 100% të aksioneve të Fokus Group./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Publikuar

-

Nga

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Gazetarja Klodiana Lala ka komentur faktin që Zani Caushi ka kërkuar lirimin me kusht.
Lala tha se ky personazh ka pasur nën kontroll Vlorën, duke shtuar se ka bërë masakra e mund të ketë hasmëri.

“Banda e Zani Caushit është ndër më të rrezikshmet në vend. Kjo bandë mund t’i kthehet sërish banditizmit. Duhet të kemi parasysh se këta persona kanë pasur probleme me shumë njerëz. Kujtojmë se Zani Caushi ka bërë masakër dhe mund të kemi rrezik që të kthehet trazirë sërish Vlora. Zani Caushi ka kryer shumë vrasje dhe ka urdhëruar krime. Gjykatat po bëjnë lirime të personave që janë dënuar me burg përjetë ”, tha Lala në studione e “News 24”,

Më tej, gazetarja Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes, pasi ekziston rreziku që Zani Caushi t’i kthehet aktivitetit kriminal.

“Gjykatat duhet të jenë të kujdesshme. Zani Caushi ka thënë përpara togave të zeza se ka pasur sjellje të mire, ka premtuar se nëse del në liri do të punësohet e nuk do merret me aktivitet kriminal. Zani Caushi ka pasur aq influencë në Vlorë sa autoritetet shqiptare i kanë kërkuar që ta mbroje jetën e Romando Prodit. Imagjinoni cfarë pushteti kishte ai. A ka njerëz akoma Zani Caushi në Vlorë ? Është personazh që duhet parë me kujdes. Nuk ka asnjë garanci që ky personazh nuk i kthehet më aktivitetit kriminal. Seanca e pare për shyrtim të kërkesës për liri me kusht mbahet më 17 korrik, ndërsa nëse nuk merret vendimi në këtë datë, seanca do të mbahet në shtator. Duhet hetim pro aktiv për cdo rast që kërkohet liria me kusht”, deklaroi Lala.

Më tej, ajo shpjegoi se këta kohë janë një sërë personazhesh që mund të lirohen me kusht nga gjyktatat, gjë e cila mund të jetë problematike për shoqërinë .

“Janë një sërë bandash në Vlorë , edhe ajo e Gaxhait. Të kujtojmë se Zani Caushi ka tentuar arratisjen. Në atë kohë u zbulua tentativa për arratisje. U zbulua tuneli, si në skenar filmash. I bëj thirrje drejtësisë që të kenë kujdes me vendimet, pasi po i hapin plagë të vjetra shoqërisë shqiptare”, përmbylli gazetarja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Publikuar

-

Nga

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është infektuar me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten (10 korrik).
Deputetja u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse.

”Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi. Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK. Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë”, shkruan deputetja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kopshtet dhe çerdhet vatra infeksioni?/ Pranohen fëmijët e të infektuarit me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon Bashkinë e Tiranës se ka pranuar në një kopësht publik fëmijët e një punonjësi të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, i cili rezultoi i prekur nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

“Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranojë sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.”-shkruan Zhupa.

Më tej, ajo i bën thirrje drejtueses së institucionit dhe çdo kopështi apo çerdhje të mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19.

“Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm.”-përfundon postimin Ina Zhupa.

LEXO TE PLOTE