LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Kulla tregon partinë e tij

14 Shkurt 2017, 10:52, Aktualitet CNA

Analisti Ilir Kulla ka sqaruar të gjitha zërat që qarkullojnë për një pjesëmarrje të tij në një forcë politike.

Kjo lidhet me pjesëmarrjen e tij në Konventën e LSI në Tiranë, duke hedhur hije dyshimi se është pjesë e listës për deputet të kësaj force politike.

Ai  thekson se nuk ka kërkuar dhe askush nuk i ka ofruar asnjë kandidim për deputet dhe se pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet, ishte në cilësinë e të ftuarit.

?Sqarim per publikun. Po lexoj disa media dhe disa portale te cilat kane keqkuptuar pjesmarrjen time si i ftuar tek Konventa e LSI Tirane dhe me pas me kane futur ne nje liste imagjinare per deputet te LSI.

Me lejoni t’ju shpjegoj se as nuk kam kerkuar dhe askush me ka ofruar asnje kandidim per deputet. Une as nuk jam anetar i ndonje partie politike dhe nuk mendoj te jem ne te ardhmen e afert.

Prania ime ne kete aktivitet te LSI ishte ne cilesine e te ftuarit. Aktiviteti im politik i deritanishem ka qene ne kohen e FRESSH kur drejtohej nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja si dhe ne PS kur drejtohej nga Fatos Nano.

Qe nga ajo kohe une nuk jam anetar i asnje partie pavaresisht miqve te mi te shumte ne te gjithe krahet politike, apo simpative ose opinioneve personale per ta?, përfundon reagimin Ilir Kulla. /CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga