LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dehur në timon/ Fieraku përfundon me pranga në duar

14 Shkurt 2017, 10:41, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar një person, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Është vënë në pranga shtetasi Arif Ereqi, 47 vjeç, banues në lagjen ?Kastriot?, Fier.

Sipas uniformave blu, në unazën e qytetit Fier, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i parkut?, është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip Opel me targa TR 5039 T, nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?; parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga