LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjen 270 mijë euro në bodrumin e shtëpisë/ Veprimi i tij i habit të gjithë

14 Shkurt 2017, 12:20, Aktualitet CNA

Një qytetar austriak i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij. Ai ka gjetur në shtëpinë e tij të re 270 mijë euro dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave, 42-vjeçari kohët e fundit u zhvendos në një apartament dhe pas pastrimit të bodrumit, në një kuti kartoni ka gjetur gjashtë pako të kartëmonedhave me nga 500 euro, një total prej 269,500 eurosh.

Qytetari i ndërgjegjshëm raporton policinë pa hezitim, duke i deklaruar paratë e gjetura, duke dyshuar në origjinën e tyre.

Policia konfirmoi ngjarjen, ndërsa gazeta austriake thotë se pasi nuk është i njohur ndonjë rast i grabitjes apo më shumë raste të tilla me shuma të mëdha të parave, rasti mund të ketë natyrë të krimit ekonomik./CityNews

Lajmet e fundit nga