LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet debati Spaho-Shalsi/ Çfarë ndodhi në komisionin për CEZ

13 Shkurt 2017, 17:55, Aktualitet CNA

Është zhvilluar sot mes debateve të ashpra komisioni hetimor për marrëveshjen e CEZ, i kërkuar nga Partia Demokratike. Që në nisje të mbledhjes, deputetët e mazhorancës kanë tentuar të bllokojnë punimet e komisionit.

Kryetari i komisionit, Edmond Spaho, kërkoi që të sillej me forcë nga policia në komision për të dëshmuar Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka.

 

Por, ka ndërhyrë menjëherë deputeti i PS, Eduart Shalsi, i cili ka tentuar të ndalojë marrjen e dëshmisë së Avokates së Shtetit.

Ja debati:

Edmond Spaho: Në rrethana në të cilat avokatja u largua, ndërpreva mbledhjen dhe njoftova mbledhjen e radhës.
Ndërhyn Eduard Shalsi pa radhë.
Edmond Spaho: Kjo sjellje që po bën është e papranueshme, është arrogante.
Eduard Shalsi: Mbarove?
Edmond Spaho: Jo nuk kam mbaruar, duhet të flasi zonja.
Eduard Shalsi: Do ta dëgjojmë dhe zonjën.
Edmond Spaho: Dëgjoni zonjën do bëjë interpretimin të konfliktit të interesit. Kur të mbaroj unë fjalën, do flasësh aq sa ke nevojë. Ju do ta merrni fjalën pasi të mbaroj.
Shalsi flet me mikrofon mbyllur jashtë radhe.
Edmond Spaho: Kur të vijë radha do ta marrësh fjalën./CityNews

Lajmet e fundit nga