LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili zbulon bisedën kokë më kokë me Donald Lu/ Ja tema e vetme që u diskutua

13 Shkurt 2017, 19:15, Aktualitet CNA

Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zbuluar bisedën e parë të zhvilluar në këtë post me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Gjatë një interviste për ?Report TV?, Vasili tha se në fokus të këtij takimi ishte vetëm reforma në drejtësi.

Sipas tij, ambasadori Lu kërkoi dhe mbështeti një rol gjithnjë e më aktiv të zbatimit të reformës në drejtësi.

?Fokusi ishte një dhe vetëm një, ecuria e zbatimit të shpejtë të reformës në drejtësi. Ambasadori kërkoi dhe mbështeti një rol gjithnjë e më aktiv të reformës në drejtësi. Bashkëndamë të njëjtin vullnet, që Ministria e Drejtësisë do bashkëpunojë. Themelore ishte që duhet të kemi ritme të shpejta të zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk duhet të devijojmë nga çfarë përcaktohet në Kushtetutë. Gjithë diskutimi u përqendrua te kjo reformë?, tha Vasili./CityNews

Lajmet e fundit nga