LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi në Fier/ Sfida për Shqipërinë: Bashkë mundemi

13 Shkurt 2017, 20:43, Aktualitet CNA

Partia Sfida për Shqipërinë, që kërkon të paraqitet si një frymë politike ndryshe në zgjedhjet elektorale të 18 qershorit, vijoi takimet me qytetarët në rrethe në kuadër të njohjes me problematikat shqetësuese për ta. Ndalesa e radhës e Sfidës ishte këtë fundjavë në qytetin e Fierit, ku fillimisht prezantoi strukturën në këtë qytet dhe më pas anëtarë të kryesisë bashkëbiseduan me qytetarët e pranishëm.

Gjergj Bojaxhi, anëtar themelues, gjatë fjalës së tij përshëndetëse përsëriti rolin dhe misionin e kësaj force politike.

?Sfida! është një mjet për qytetarët që duan të shprehen, duan të degjohen dhe duan të kenë një zë politik. Vetë misioni i Sfidës është për një politikë të pastër drejt një Shqipërie që punon. Kësaj politike i mungojnë vlerat, parimet si edhe mbështetja tek e drejta, prandaj ka krijuar skema favorizuese që të qëndrojë në pushtet. Skema të cilat nuk janë të pamposhtura të shemben. Mjafton që të gjithë ne të besojmë tek vetja dhe njëri tjetri, tek puna jonë, tek dëshira për të kontribuar dhe tek hapat për ndryshim,? u shpreh Bojaxhi.

Takimi u hap nga Alfred Golloshi, anëtar i kryesisë së Sfidës, i cili e vendosi theksin te rëndësia e votës dhe roli i saj.

?Sfida në këtë takim kërkon t?ju përçojë dy lajme, një të mirë dhe një të keq. Lajmi i keq është se Sfida nuk është një parti pazaresh, një parti që do ofrojë lekë apo miell siç fatkeqësisht ndodh në këmbim të votës. Nëse ka njerëz që presin këtë nga ne, më vjen keq qe do t?i zhgënjejmë por nuk mendojmë se shit-blerja e votës e përmirëson të ardhmen e gjithësecilit. Por, ne kemi edhe një lajm të mirë për të gjithë ata që duan që zëri i tyre të dëgjohet, se besojnë se ky vend mund të bëhet dhe se duan të kontribuojnë. Për të gjithë ju, Sfida! është e hapur, është pranë jush dhe gjithmonë do të jetë?, është shprehur ai.

Pjesëmarrësit në takim janë shprehur të interesuar sepse, siç thanë, kjo klasë politike shpreh interes për ta vetëm një herë në katër vjet.

Një nga çështjet e diskutuara ishte dhe greva e banorëve të Zharrëzit, ndaj të cilës Sfida! për Shqipërinë shprehu mbështetje të plotë. Anëtarët e Sfidës dënuan mungesën e interesimit të qeverisë dhe aq më tepër shkeljen e premtimeve.

Takim në Fier i Sfida! për Shqipërinë u zhvillua menjëherë para lajmit se në Apolloni policia ndaloi disa persona për trafikim të objekteve arkeologjike të zbuluara me anë të gërmimeve të paligjshme.
Gjithashtu çështje si ekonomia, dhe arsimi u diskutuan në takimin e fundjavës. Gjergj Bojaxhi e përfundoi takimin me banorët e Fierit me një ftesë ndaj të pranishmëve që të adresojnë tek Sfida çdo problem apo sygjerim për zgjidhje. ?Sfidat janë të mëdha, por të domosdoshme dhe jo të pamundura për t’u kaluar. Së bashku mundemi?, tha Bojaxhi./CityNews

Lajmet e fundit nga