LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika mes nxënësve në Dukagjin/ Një i plagosur rëndë

13 Shkurt 2017, 17:22, Aktualitet CNA

Një person u plagos këtë pasdite në Dukagjin të Shkodrës. Mësohet se një sherr me thika ka ndodhur mes disa nxënësve, duke lënë të plagosur të paktën një person.

Një grup i policisë së Shkodrës është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e saj.

Ndërkohë, i plagosuri është nisur drejt spitalit me helikopter, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa detaje të reja priten në vijim./CityNews

Lajmet e fundit nga