LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimet e Rënda/Pafajësi për anëtarët e “Hakmarrja për Drejtësi”

13 Shkurt 2017, 11:56, Aktualitet CNA

Krimet e Rënda kanë dhënë pafajësi për të gjithë anëtarët e grupit “Hakmarrjes për Drejtësi? . Pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Genc Cakën, Nikolin e Pasho Novruzaj, Gëzim Gjoni, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Gentian Caka.

?Hakmarrje për Drejtësi? u shpall publikisht në 13 tetor 1996. Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit dhe dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti,  akuzat u ngritën nga qeveria e atehershme e  demokrateve.

Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera. Akuza ndaj tyre ishte ngritur 21 vite më parë pas disa ngjarjeve të ndodhura në Tiranë. Opozita dhe Berisha e kanë akuzuar Hakmarjen për Drejtësi si organizatën më të strukturuar kriminale në vend.

Sot pas 21 vitesh, dosja ?Hakmarja për Drejtësi? mbyllet më pafajësi për të gjithë të pandehurit. /CityNews

Lajmet e fundit nga