LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Julian Deda fton qytetarët për protestën në 18 shkurt

13 Shkurt 2017, 10:18, Aktualitet CNA

Aktori Julian Deda ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në protestën e 18 shkurtit. Teksa ka apeluar për protestën, ai e ka argumentuar se kjo ndodh për një kauz që na shqetëson. Në protestë, sipas aktorit, askush nuk duhet të ndjehet i detyruar që të vijë me zor, por askush nuk mund të heshtë për vjedhjen e votës.

?Per protesten e 18 Shkurtit. Demokrateve dhe te gjithe atyre qe ndjehen te lire te mendojne dhe te veprojne, mos u kompleksoni.

Protesta nuk eshte as krim, as turp. Thirrja per proteste nuk eshte herezi. Perkundrazi, te protestosh do te thote te jesh ne nivelet me te larta te qyteterimit.

Te protestosh (jo kot), por per nje kauze qe ty te shqeteson, eshte arritje personale ne raport me shoqerine ku jeton.

E gjithe bota proteston kur nuk ndjehet mire. Çdo popull proteston kur jeton keq. Ne çdo cep te planetit protestohet nese shteti ta fut doren ne xhep.

Mijera njerez dalin rrugeve kur korrupsioni perhapet si kancer. Qindra mijera bertasin me te madhe kur arroganca pushtetare kthehet ne nje mur qe ti nuk e thyen dot. Miliona njerez marshojne dhe i kerkojne llogari shtetit, nese i vidhet apo i blihet vota, sepse te ta vjedhin voten eshte njesoj si te te vjedhin mendimet, e kjo eshte te vesh kujen. Askush nuk mund te beje askend qe te vije me zor ne proteste, as nuk diskutohet, por askush nuk eshte i detyruar te mbyll gojen nga frika dhe pastaj te vuaj nga varferia dhe me brengen “pse nuk fola”. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga