Connect with Us

Sot zgjedhja e presidentit të Gjermanisë

Aktualitet

Sot zgjedhja e presidentit të Gjermanisë

Publikuar

-

Sot në Gjermani zgjidhet presidenti i ri. Për rezultatin e votimit nuk ka asnjë mëdyshje: nga pesë kandidatët një mbështeteje të gjerë gëzon socialdemokrati Frank-Walter Steinemeier, shkruan Deutsche Welle.

Kush do të qendrojë të dielën në godinën e Rajhstagut në Berlin, ndoshta do të habitet: Çfarë bën traineri i kombëtares gjermane të futbollit Joachim Löw këtu? E përse aktorja Iris Berben dhe humoristi Hape Kerkeling shkojnë drejt sallës plenare të Bundestagut?  Ata që të tre i bashkon diçka: ata janë si persona elektoralë që marrin pjesë në votimin në Asamblenë Federale për zgjedhjen e presidentit të ri.

Persona elektoral të të gjitha partive dhe personalitete

Asambleja Federale ka 1.260 anëtarë. Në të marrin pjesë deputetët e Bundestagut, që ndërkohë ka 630 syresh si dhe po i njëjti numër i personave elektoralë, që dërgojnë parlamentet e landeve. Ndaj në Asamblenë Federale janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e partisë liberale FDP, asaj Alternativa për Gjermaninë, AFD, si dhe zgjedhësit e lirë dhe të partisë së Piratëve, të cilat ndonëse nuk janë të përfaqësuara në Bundestag, janë të përfaqësuara në parlamentet e landeve të ndryshme.

Ndër personat elektoralë, që dërgojnë parlamentet, bëjnë pjesë edhe personalitete nga fusha të ndryshme. Partia kristiandemokrate (CDU) dërgon humoristin Hape Kerkeling dhe aktoren Veronica Ferres në Asamblenë Federale, ndërsa aktorja Iris Berben dhe këngëtari Peter Maffay janë dërguar nga socialdemokratët. Ekologjistët kanë dërguar trainerin e kombëtares Joachim Löw si dhe artisten Travesti Olivia Jones. Partia “E Majta” ka dërguar Semiya Şimşek Demirtaş, babai i së cilës është vrarë nga grupimi ekstremist i djathtë NSU.

Votim pa fjalim

Për zgjedhjen e presidentit salla plenare është areduar enkas: Kolltukët ngjyrë blu janë vendosur më ngjeshur njeri-tjetrit. Pasi të gjithë votuesit të kenë zënë vendet, presidenti i Bundestagut (parlamentit)  Norbert Lammert në orën 12:00 hap seancën plenare me një fjalim të shkurtër. Më nuk mbahen fjalime të tjera, sipas kushtetutës presidenti zgjidhet pa mbajtur fjalim. Kandidatët as nuk prezantohen, as nuk lejohet që personat elektoralë të marrin fjalën. Ata vetëm japin votën e fshehtë pasi thërritet emri i tyre. Vetëm në fund presidenti i sapozgjedhur mban një fjalim të shkurtër.

Steinmeier kandidati konsensual

Pas raundit të parë të votimit, që normalisht zgjat dy orë, numërohen votat. Nëse njëri nga kandidatët merr të paktën 631 vota, atëherë zgjedhja e presidentit ka përfunduar. Me shumë gjasë kështu pritet të ndodhë këtë të dielë. Frank-Walter Steinmeier, i cili deri tani ishte ministër i Jashtëm dhe një ndër politikanët më të dashur të Gjermanisë, është fare qartazi favorit. Ai ka mbështetejen nga shumica absolute e personave. Në të kaluarën disa presidentë janë zgjedhur pas raundit të dytë ose të tretë.

LEXO EDHE:  Panik në Gjermani/ Evakuuohet një qytet i tërë

61 vjeçari Steinmeier jo vetëm mbështetet nga partia e tij socialdemokrate, por edhe nga unioni konservator kristiandemokrat-kristiansocial (CDU/CSU). Partitë simotra të këtij unioni kërkuan një kandidat të vetin, por në fund ato pranuan propozimin e SPD-së. Steinmeier është “në këtë kohë kandidati i duhur”, pranoi kancelarja Angela Merkel duke vlerësuar “aftësinë e tij të të ruajtur ekuilibra, modestinë e tij si dhe njohuritë për botën e jashtme”.

Pra Steinmeier mund të llogarisë me një shumicë komode të votave të personave elektoral nga SPD, CDU/CSU bashkë edhe me tri partitë e tjera duke grumbulluar kësisoj mbi 900 vota të Asamblesë Federale. Po ashtu pritet që edhe 147 personat elektoral të partisë ekologjiste të votojnë për Steinmeier-in. Gjithashtu liberalët e FDP-së kanë deklaruar, se e mbështesin atë.

Katër kandidatë të tjerë 

Alternativë kundrejt Steinmeier-it janë kandidatët e partive AfD, E Majta, Piratët dhe zgjedhësit e lirë. Të majtët kanë nxjerrë në garë politologun nga Këlni dhe studiuesin e varfërisë Christoph Butterwegge. Për AfD-në, që merr pjesë për herë të parë në Asamblenë Federale, kandidon nënkryetari i partisë, 75 vjeçari Albrecht Glaser. Zgjedhësit e lirë kanë nominuar kandidat juristin dhe gjyqtarin e televizionit Alexander Hold. “Demokracia jeton prej alternativave”, kështu e ka argumentuar kandidaturën e tij të pashpresë Hold.

Pak para mbledhjes së Asamblesë Federale piratët deklaruan, se do të nxjerrin si kandidat në garë Engelbert Sonneborn, i cili është pothuajse i panjohur , ai është babai i eurodeputetit dhe satirikut Martin Sonneborn. 79 vjeçari Sonneborn ka “mjaft kohë për detyra reprezentative”, deklaruan me ironi piratët, të cilët nominimin e tyre e konsiderojnë si kritikë ndaj “partive të etabluara”.

Transferimi në kështjellën Bellevue

Mandati i presidentit aktual Joachim Gauck, i cili për arsye të moshës nuk dëshironte të rikandidonte, përfundon më 17 mars. Më pas sipas të gjitha gjasave për pesë vjetët e ardhshëm do të vendoset në rezidencën presidenciale në kështjellën Bellevue në Berlin Frank-Walter Steinmeier. “Një president federal nuk duhet të jetë një thjeshtëzues, por një inkurajues”, pati deklaruar Steinmeier pas nominimit si kandidat për postin më të lartë në krye të shtetit. “Gëzimi im për postin është i madh, por edhe më i madh është respekti im për detyrat”, ka thënë Steinmerier./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  A do të ketë zyrtarë të lartë të arrestuar?/ E zbulon Alfred Moisiu

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet shqiptari, pjesë e një bande mafioze

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Paqe” në Gjermani/ Merkel bind ministrin

LEXO EDHE:  "Paqe" në Gjermani/ Merkel bind ministrin

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: