LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyllat e arkitekturës nga OJQ-të tek njerëzit e Sorosit në Shqipëri

12 Shkurt 2017, 00:48, Aktualitet CNA

Sektori i tretë dhe rrjeti i Soros në Shqipëri nuk duhet të konsiderohen si sektor me ndikim lokal vetëm në Shqipëri, për dekada me rradhë Soros në tokën shqiptare ka krijuar një rrjet të gjërë i cili ka ndikim edhe në Maqedoni.
Sipas analistit Ilir Kulla, fajtori kryesor për prishjen e koalicionit në mes BDI-së me VMRO- DPMNE është pikërisht Soros, i cili nëpërmjet mediave që janë nën kontroll të tij ka dërguar mesazhe të qarta për Ali Ahmetin se do të ishte vetëvrasje politike nëse ata pranojnë një koalicion të ri me partinë e Gruevskin.

Nga ana tjetër, ish- gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Delina Fico, deri në vitin 2021, si drejtore e programeve për shoqërinë civile në nivel global dhe përgjegjëse për rajonin e Evropës Juglindore, do të ketë fjalën kryesore në shpërndarjen e rreth 9,5 milionë dollarëve, ku nëpërmjet agjencisë amerikane USAID do t’ua ndajë kryesisht organizatave që janë të afërta me Sorosin në Maqedoni që fshihen nën kupolën e “Organizatave Joqeveritare”. Një mundësi të tillë ajo e ka marrë në bazë të tenderit të përfunduar në shtator të vitit të kaluar, ku e gjithë kjo ishte bërë për shkak të një ndryshimi të mundshëm të administratës në Shtetet e Bashkuara.

Pse është e rëndësishme të fokusohemi në rrjetin e Sorosit në Shqipëri?

Rrjeti i njerëzve dhe organizatave të prekura, të financuara dhe të kontrolluara nga George Soros në Shqipëri ka kontroll pothuajse të plotë të institucioneve qeveritare dhe shtetërore, duke filluar me Kryeministrin Edi Rama e deri te kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Gjatë dekadave të fundit, kontrolli i pakufizuar, i pakontrolluar dhe pothuajse i padiskutueshëm i rrjetit të Sorosit për të financuar atë që konsiderohet si “shoqëria civile” në Shqipëri, ndikimin e tij të fshehtë nëpërmjet fondeve të dhuruara nga populli amerikan në Shqipëri, me gjithë mbështetjen e hapur të George Soros për qeverinë e majtë të Edi Ramës, në masë të madhe ka kontribuar në rritjen e tjetërsimit të shqiptarëve kundrejt politikës së jashtme të SHBA-së dhe objektivave të saja.

Platforma serioze e fuqisë dhe ndikimit

Rrjeti i organizatave të Sorosit, politikanë, figura publike dhe punonjës lokalë që punojnë në agjencitë për donacione në dhe rreth Shqipërisë, kanë një qëndrim të qartë se duhet financuar qeveria Rama për të ndikuar ndërkombëtarisht dhe në nivel lokal, përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe përmes kontakteve dhe ndikimit të tyre në Departamentin e Shtetit. Anëtarët vendorë të këtij rrjeti janë përfituesit tradicional të privilegjuar të granteve dhe projekteve nga USAID-i dhe BE, të cilët në Shqipëri janë planifikuar dhe implementuar nga një klub ekskluziv i individëve dhe OJF-ve, të cilët zakonisht quhen “shoqëri civile”, “OJQ” ose “sektori i tretë “. Gjatë dekadës së fundit, “sektori i tretë” është bërë në masë të madhe rrjet kryesisht identik me rrjetin e Sorosit. Deri në vitin 2015, të dy termat mund të përdoreshin si të pandarë.

Aktivitetet kryesore

Rrjeti kishte lobuar në mënyrë aktive për kalimin e reformave gjyqësore në Shqipëri, që ishte një përpjekje e qartë për të sjellë sistemin gjyqësor shqiptar nën kontrollin e qeverisë Rama. Në vitin 2015, USAID miratoi një projekt me vlerë 9 milion dollarë  për reformat në sistemin ligjor shqiptar. Ky projekt është i një rëndësie strategjike dhe është implementuar nga një OJQ, e kryesuar nga Delina Fico, anëtare e bordit të “Shoqërisë së Hapur” për Shqipërinë, gruaja e ministrit të qeverisë dhe ish partnerja e premierit Edi Rama.

Për ndikimin e Sorosit në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, flet analisti dhe eksperti për politikë ndërkombëtare Ilir Kulla, i cili thotë se ndikimi i Fondacionit Soros në Shqipëri është i lartë dhe se thelbi i këtyre reformave është sundimi i njërës parti mbi të tjetrat.

Kulla në emisionin politik “Komiteti” kujton rastin e shkarkimit të ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë Manjani, i cili para dy javëve kishte thënë publikisht se reforma në gjyqësorin e Shqipërisë po shkon siç thonë ata të Sorosit.

Ai gjithashtu na kujtoi se çfarë problemesh u krijuan në vend për shkak të pranisë të ambasadorit të SHBA-së dhe ndikimit të Sorosit.

Pavarësisht reformave në sistemin ligjor, Soros e ka financuar dhe ka kontrolluar projektin kyç “Zhvillimi në Shqipëri” në fushën e politikave ekonomike, që realizohet nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e “Harvardit”, të udhëhequr nga Ricardo Haussmann.

Qendra i kryen të gjitha reformat ekonomike në Shqipëri, duke përfshirë edhe reformat në sektorin bankar, reformat në privatizim, mikro- financimit dhe të partneritetit publiko- privat. Pavarësisht kontrollit pothuajse të plotë dhe ndikimit mbi pjesën më të madhe të ndihmës së huaj në Shqipëri, e cila përfshin fondet e USAID-it dhe kredi nga Banka Botërore, George Soros  konsiderohet se mund të jetë në gjendje për të ndikuar në qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan për Shqipërinë, poashtu edhe tek ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe veçanërisht tek ambasadori Donald Lu.

Një vërtetim i kësaj vjen edhe nga Uashingtoni. Analisti politik Ted Wood në kolumnën e tij në “Washington Times” pyet nëse është në rregull që ambasadori amerikan në një vend të huaj të shantazhojë një parti politike në mënyrë që të sigurojë një avantazh për partinë tjetër.

“A është ambasadori amerikan në rregull për të diktuar rrjedhën e politikës në një vend të huaj, dhe në këtë mënyrë të drejtojë kërcënime në formën e pasojave që do të ndjekin ata që nuk do të punojnë sipas diktatit. A është e pranueshme që ambasadori amerikan të zbatojë agjendën e miliarderit hungarezo- amerikan dhe fondacionit të tij, e jo interesat e SHBA, shkruan në “Washington Times”, analisti politik dhe eksperti i sigurisë Ted Wood.

Sqarimet në lidhje me pozitën e fuqishme të George Soros në raport me ndikimin në politikën e jashtme të Shqipërisë janë të ngjashme me ato që shpjegojnë ndikimin e tij në vendet post- komuniste, si Armenia dhe Gjeorgjia. Disa fakte i konfirmojnë këto argumente, veçanërisht në lidhje me disa individë të cilët ishin avancuar në pozita të pushtetit në Shqipëri. Ndërsa është e qartë se shumë zëra në lidhje me ndikimin e George Sorosit në politikën e jashtme amerikane, ambasadat amerikane dhe vendimmarrësit shqiptarë po e dëmton së tepërmi reputacionin e SHBA-së në Shqipëri.

Personat kryesorë

Çelësi i George Soros në Shqipëri dhe në Ballkan është Xhonas Rolet.

Personat kyç që janë të lidhur direkt me rrjetin Soros janë:

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Andi Dobrusha, drejtor i fondacionit të “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri, Valdete Sala, ish drejtore i bordit të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe ish sekretare e përgjithshme e Rinisë Komuniste të Shqipërisë, Delina Fico (ish partnere e kryeministrit dhe anëtare e bordit të fondacionit “Shoqëria e Hapur”), Linda Basha Rama (gruaja e tanishme e kryeministrit Rama dhe ish anëtare e bordit në këtë fondacion), Milva Ekonomi (Ministre e Ekonomisë dhe ish anëtare e bordit të fondacionit të lartëpërmendur), Ditmir Bushati (Ministër i Punëve të Jashtme, ish drejtor i një organizate joqeveritare e financuar nga fondacioni), Erion rama-sorosVeliaj (kryetari i bashkisë Tiranë, një ish udhëheqës i OJQ-së “Mjaft”, e themeluar nga “Shoqëria e Hapur”), Arbjan Mazniku (zëvendës kryebashkiak i Tiranës, njëri nga udhëheqësit e “Mjaft”), Endri Fuga (kreu i marrëdhënieve me publikun në Kryeministri, ish kreu i marrëdhënieve publike të “Mjaft”), Valentina Leskaj (deputete, ish anëtare e bordit të “Shoqëri e Hapur”), Eglantina Gjermeni (ministre e planifikimin urban dhe turizmit, ish drejtore e një organizate joqeveritare të financuar nga “Shoqëri e Hapur”), Henri Çili (ish anëtar i bordit të “Shoqëria e Hapur” dhe pronar i një universiteti privat).
Kurse aktorët më me ndikim në sektorin e medias në Shqipëri që janë të lidhura direkt me rrjetin e Soros janë: Remzi Lani (gjithashtu një ish sekretar i Rinisë së Partisë Komuniste Shqiptare), Lutfi Dervishi, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Piro Misha, Besar Likmeta, Arjan Vasjari, Alfred Lela, Aranita Brahaj, Jonila Godole dhe Afrim Krasniqi.

Shtyllat e arkitekturës të OJQ-ve të Sorosit në Shqipëri

OJQ-të kryesore, të cilat tradicionalisht janë të financuara nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” në Shqipëri, në bashkëpunim me USAID-in dhe NED, shumica e të cilëve tradicionalisht operojnë si degë të Partisë Socialiste në shoqërinë civile, (me disa përjashtime të dy ose tre organizatave joqeveritare që janë të lidhura me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë), janë këto:
BIRN Albania, “Balkan Insight”, “Reporter.al”, “Albania Open Data-it,” Lëvizja europiane- Shqipëri, qendra për studime parlamentare, Mjaft, Partnerët e Shqipërisë, Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim, Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”, Instituti i mediave shqiptare, Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare, Instituti shqiptar për studime bashkëkohore, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Aleanca gjinore për zhvillim, Shoqata  “Refleksione”, Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin, Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR), platforma shqiptare për avokim të politikave, “Transparency International”- Shqipëri, Instituti “Agenda”, Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.

Ndikimi i rrjetit të Sorosit në Partinë Demokratike të Shqipërisë

Edhe pse rrjeti është 99% i kontrolluar nga persona të lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë, të cilat janë klientët e saj kryesore politike dhe përfituesit më të mëdhenj financiarë, ajo ka hyrë edhe në krahun të djathtë. Partia Demokratike e Shqipërisë aktualisht ka disa persona të rëndësishëm të cilët kanë përfitime direkte nga investimet strategjike nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” për karrierën e tyre politike.

basha-sorosKëta pak liderë të Partisë Demokratike kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe punojnë me projekte apo fonde të mirëfinancuara, ose me mjete nga ky fondacion apo nga OJQ dhe partnerë ndërkombëtarë që janë të lidhur me këtë Fondacion. Zakonisht ata marrin shuma të ngjashme të larta, me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, për raporte apo studime që nuk kalojnë vetëm disa faqe me një vlerë të vogël ose pavlerë fare. Ky fenomen ka prekur edhe këshilltarët shtetërorë të Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Dhe tani vazhdon të ndikojë edhe kur partia është në opozitë, por efektiviteti i veprimit të saj është reduktuar në masë të madhe por dhe kërcënon kredibilitetin e partisë dhe shanset e saja për të fituar në zgjedhje.

Rekomandimet

Edhe pse është e vështirë për të dhënë rekomandime të përgjithshme për një rrjet të tillë me pasoja lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, një gjë është mjaft e sigurtë se konsolidimi i saj në një strukturë serioze, e aftë për të patur një fuqi dhe ndikim, nuk është i dobishëm as për Shqiperinë e as për marrëdhëniet amerikano- shqiptare.

Është e qartë se ekzistenca e rrjetit lokal të Sorosit dhe veprave të saja negative, nuk mund t’i atribuohet plotësisht George Soros, pavarësisht nga përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në politikën shqiptare në disa raste. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zbulohet natyra lokale e rrjetit për t’u izoluar në masë të mundëshme që të mos ketë pasoja negative në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Në veçanti, më shumë vëmendje i duhet kushtuar reduktimit të ndikimit të këshilltarëve lokalë dhe punonjësve lokalë që janë të përfshirë në strukturën e USAID-it, Ambasadës së SHBA dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, duke u bazuar në rrjetin e bashkëpunimit të hapur dhe të fshehtë të Sorosit.

Shpërndarja dhe efektiviteti i përdorimit të fondeve të dhuruara nga populli amerikan në Shqipëri duhet që të shpalosen plotësisht. Shqiptarët deri tani nuk i kanë njohur rastet e keqpërdorimit dhe shpërdorimit të fondeve nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse ajo është mjaft e qartë se të njëjtët njerëz, kryesisht të lidhur me Fondacionin “Shoqëria e Hapur” dhe Partinë Socialiste, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë përfituar prej tyre, ose drejtëpërdrejtë i kanë kontrolluar. /republika.mk/

Lajmet e fundit nga