LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi nga koalicioni/ Dy sinjalet e fundit të Metës për Ramën

12 Shkurt 2017, 17:07, Aktualitet CNA

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, partitë aleate në qeveri kanë ashpërsuar gjuhën dhe akuzat.

CityNews ka raportuar përplasjet mes PS dhe LSI në disa qarqe të vendit, ndërkohë që ministrat e Metës, prej disa ditësh akuzojnë drejtpërdrejtë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama.

Për shkak të akuzave, Ylli Manjani u shkarkua, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u paralajmërua, ndërsa Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, i janë hequr kompetencat.

Sot, LSI i ka dhënë dy sinjale të tjera Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

I pari ishte Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzoi qeverinë se nuk ka kapur asnjë farë kanabis. Ai shkruan se koalicioni me hashashin është mbyllur.

?Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!?, shkruan Manjani.

Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha nga qyteti i Pogradecit se nuk jemi më në kohën kur një zonjës socialiste, e cila shprehej se vetëm politika të bashkohet, dhe do rrimë pa bukë, pa drita e pa ujë.

?Nuk jemi në kohen e zonjës nga Berati që thoshte, pa bukë, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim?, tha Panariti.

Vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, kreu i LSI nuk i ka dhënë ende asnjë përgjigje ftesës së kryeministrit Edi Rama për koalicionin e ardhshëm.

Në vend të përgjigjes konkrete, Meta ka lëshuar ministrat e tij dhe përfaqësues të LSI të akuzojnë ata të Partisë Socialiste.

E gjithë situata e krijuar mes përfaqësuesve të lartë të PS dhe LSI ka krijuar përplasje edhe në bazë.

Nga ajo çfarë shihet deri në këto momente, duket se koalicioni PS-LSI është një mision i pamundur, por Ilir Meta mund të çudisë dhe të afrohet sërish me Ramën, gjithçka dëgjojmë dhe shohim të jetë një presion politik për rritjen e pazarit./CityNews

 

Lajmet e fundit nga