LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“LIBRA” zhvillon zgjedhjet e para elektronike në Shqipëri/ Blushi: Votim unik!

11 Shkurt 2017, 09:07, Aktualitet CNA

?LIBRA? zhvillon sot dhe nesër zgjedhjet e saj të para të brendshme. Kreu i partisë më të re, Ben Blushi, deklaron LIBRA po kryen votimin e parë elektronik.

Sipas tij, asnjëherë një parti nuk ka mbajtur zgjedhje më të hapura, më transparente dhe më të sigurta. Më tej, ai shton se ky votim do mbetet unik dhe do kthehet në praktikë të pandryshuar.

Ja çfarë shkruan Blushi:

VOTIMI I PARË ELEKTRONIK
LIBRA është duke votuar. Asnjëherë një parti nuk ka mbajtur zgjedhje më të hapura, më transparente dhe më të sigurta.Votohet në mënyrë elektronike për Kryetarin dhe Bërthamën prej 30 antarësh. Ky votim do mbetet unik dhe do kthehet në praktikë të pandryshuar. Sikur të gjitha partitë të votonin kështu Shqipëria do ishte një vend tjetër!/CityNews

Lajmet e fundit nga