LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja nga Rinasi/ Pse u fikën kamerat dhe GPS?!

11 Shkurt 2017, 10:21, Aktualitet CNA

Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja e miliona eurove në Rinas, ku grabitësit morën 7 thasë me para. Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar shumën e grabitur, që është 2.7 milionë euro, dhe sipas saj, thasët janë boshatisur tërësisht nga grabitësit.

Gjithçka ndodhi në një kohë që kamerat e sigurisë ishin të fikura dhe sistemi GPS, që duhej të ndodhej brenda thasëve me para, ka qenë po ashtu i fikur. Në lidhje me këtë, 5 punonjësit e sigurisë fizike kanë sqaruar në Prokurorinë e Tiranës se i kishin fikur kamerat dhe sistemin GPS, pasi ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit për të pirë një kafe në një lokal aty pranë.

Ndërkohë, mbi ta është ngritur akuza e ?shpërdorimin të detyrës?, ndërsa nga ana tjetër për të dëshmuar nëse kamerat dhe GPS punonin, Prokuroria ka kryer një test kontrolli me to. Të dyja pajisjet rezultuan funksionale dhe trasmetonin pamje filmike në kohë reale pranë sallës operative të kompanisë private.

Grupi hetimor ka ngritur dyshime të forta për një bashkëpunim mes policëve private dhe grabitësve, edhe pse këto dyshime nuk janë vërtetuar akoma zyrtarisht./CityNews

Lajmet e fundit nga