Connect with Us

Basha premton siguri në Durrës/ “Bodigardi” godet qytetarin, “mollë sherri” Bylykbashi

Aktualitet

Basha premton siguri në Durrës/ “Bodigardi” godet qytetarin, “mollë sherri” Bylykbashi

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me anëtarë të forumit rinor në qytetin e Durrësit. Basha shoqërohej në këtë takim edhe nga kreu i emëruar i PD së Durrësit, Oerd Bylykbashi. Pas takimit, Basha she Bylykbashi kanë bërë shëtitje nëpër qytet, duke ndarë ftesa për protestën e 18 shkurtit, nga ku do të rrëzojnë edhe qeverinë dhe do të marrin në dorë fatet e popullit, shkruan gazeta “Bulevard”. Po sipas kësaj gazete, Bashën e ka shoqëruar një incident jo i këndshëm, teka ka qenë duke shpërndarë ftesat në bulevardin kryesor të Durrësit.

Një qytetar, që ka qenë duke u kthyer nga tregu, ndërsa ka dëgjuar Bashën duke bërë thirrje për të marrë pushtetin, ka ndërhyrë duke i kujtuar se pushteti nuk merret me Oerd Bylykbashin. Ndërkaq, ndërsa Basha ka qenë duke folur për më shumë siguri për jetën e qytetarëve, “bodigardi” ka goditur në kaviljen e këmbës qytetarin që kishte folur. Qytetari në fjalë, i quajtur Petrit Ballshi, është në një konflikt me njerëzit e Bylykbashit për shkak se duan t’i marrin shtëpinë dhe vazhdon një odise të gjatë gjyqesh, që kur Bylykbashi punonte në kryeministri dhe ishte me mjaft ndikim në gjykatë.petriti-167x300

LEXO EDHE:  Një ditë pas plagosjes në zyrat e PD/ Basha miting në Kavajë

Prania e Bylykbashit për qytetarin ka qenë irrituese duke e kthyer atë në salla gjyqi ku po lufton me drejtësinë për të mbajtur pronat e veta. Vetëm pak muaj më parë , i njëti qytetar që njihet si një ish-mbështetës i zjarrtë i PD, që nga themelimi i saj, ka djegur teserat e PD në shenjë revolte për emërimin e Oerd Bylykbashit në krye të PD. Gjithsesi, raporton më tej gazeta, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë reagimi i ashpër i shoqëruesve të Bashës, që e kanë goditur, ndërsa ky i fundit deklaronte se do ta bënin jetën e qytetarëve më të sigurtës apo te vijne në pushtet. I kontaktuar fizikisht nga gazeta Bulevard, Ballshi e ka pranuar incidentin dhe ka thënë se është goditur dhe se i duhet t’i nënshtrohet vizitave të specializuara te mjeku, pasi këmba i ka marrë hematoma dhe enjtje në nyjën e këmbës. Ai ka deklaruar se do të bëjë kallëzim lidhur me ngjarjen në fjalë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Nga protestat te qeveria kalimtare/ Astrit Patozi nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “Basha i dha dorën Ramës”/ Murrizi: Shokët e Lulit kanë pranuar gabimin

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Nga protestat te qeveria kalimtare/ Astrit Patozi nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “Kokaina që u bë oriz”/ Dalin në dritë detajet tronditëse

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE