Connect with Us

Vdekja e 3 minatorëve kinezë/ Nishani: Ankth i parrëfyer, të merren masa urgjente

Aktualitet

Vdekja e 3 minatorëve kinezë/ Nishani: Ankth i parrëfyer, të merren masa urgjente

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen tragjike të jetës nga tre minatorët kinezë në minierën e Bulqizës, trupat e të cilëve u gjetën mbrëmë pas gjashtë ditë kërkimesh intensive.

“Tragjedia e papritur e ndodhur në minierën e Bulqizës ditën e shtunë si pasojë e shpërthimit të gazit hidrogjen, që fatkeqësisht bllokoi nëntokë në krye të detyrës tre minatorë, duke plagosur edhe tre të tjerë, për më tepër qytetarë kinezë, të cilët punonin dhe jetonin në vendin tonë, duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, më ngjalli një ndjenjë ankthi të parrëfyer për fatin e tyre.
Gjatë gjithë këtyre ditëve i kam ndjekur me vëmendje dhe shqetësim, pse jo edhe me shpresë, përpjekjet e mundimshme që po bëheshin për shpëtimin e tyre, por mbrëmë më mbërriti lajmi i kobshëm për gjetjen e trupave pa jetë të tre minatorëve, të cilin e prita me hidhërim të madh.

Gjej rastin të përsëris apelin tim institucional, por edhe njerëzor, që të merren të gjitha masat e nevojshme teknike në mënyrë që ngjarje të tilla të rënda e tragjike të mos përsëriten më në galeritë e minierave shqiptare si dhe të vënies para përgjegjësisë së shkaktarëve të mundshëm.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani: Institucione shteterore dhe private hetojne jeten time

Me këtë rast të dhimbshëm dëshiroj të shpreh si Kryetar i Shtetit, por edhe në emër të gjithë qytetarëve ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të ndaj me ta solidaritetin e mbarë popullit shqiptar për ata tre njerëz punëtorë dhe të sakrificave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe!”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca ngre padi në Danimarkë ndaj Ramës dhe Veliajt

Publikuar

-

Nga

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca ngre padi në Danimarkë ndaj Ramës dhe Veliajt

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur kryeministrin Edi Rama në Danimarkë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aleanca bën me dije se padia është ngritur edhe për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha.

Në deklaratë thuhet se ministria e Drejtësisë së Danimarkës i është përgjigjur në kohë rekord dhe i ka siguruar atyre se do të kryhen të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze.

Sipas Alencës, autoritetet daneze kanë deklaruar se do të kërkojnë informacion shtesë edhe organet e drejtësisë shqiptare.



“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

LEXO EDHE:  Nishani jep fjalimin e lamtumirës/Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë

LEXO EDHE:  Nishani flet për kërcënimin e Bashës/Ka aktorë që tentojnë destabilizimin

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.

Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare. E drejta vonon, por nuk harron”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/Gjobit dhe paralajmërohen 27 biznese, merr dhe 24 mostra qumështi për analizim

Publikuar

-

Nga

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/Gjobit dhe paralajmërohen 27 biznese, merr dhe 24 mostra qumështi për analizim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë vendin për garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 335 inspektime dhe monitorime ku janë vënë masat administrative paralajmërim për 27 biznese si dhe është ndëshkuar një prej tyre për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore.

“Task-Forca vazhdon monitorimet nëpër kopshte e shkolla, por edhe në të gjitha bizneset duke këmbëngulur në zbatimin me përpikmëri të gjitha masave të protokollit të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.



Gjatë inspektimeve është dhënë në një biznes një masë administrative, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe janë dhënë 27 paralajmërime në biznese të tjera ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, higjienizim të mureve të ambienteve të punës etj.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani: Institucione shteterore dhe private hetojne jeten time

LEXO EDHE:  Debati për kufijtë/ Ish-presidenti: Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 24 mostra në monitorim të qumështit, por dhe të analizimit të perimeve për mbetje pesticide.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga testimet, te vaksina dhe masat/ Basha nuk i kursehet Ramës: Brenda javës do të…

Publikuar

-

Nga

Nga testimet, te vaksina dhe masat/ Basha nuk i kursehet Ramës: Brenda javës do të…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ka kursyer aspak kritikat për qeverinë në takimin që ka mbajtur pak minuta më parë me një grup mjekësh dhe ekspertësh të shëndetësisë.

Basha ngriti akuza ndaj qeverisë duke filluar nga menaxhimi i pandemisë, masat e marra, sigurimi i vaksinës, e deri te pagesa dhe kushtet e krijuara në spitale dhe shkolla në këtë situatë pandemie.

“Kemi numrin më të ulët të testimeve. Nuk bëhet ndjekja e kontakteve. Spitalet nuk kanë kushtet minimale. Bashkëpunimin me BE dhe ShBA e kemi sugjeruar që në korrik por nuk është bërë asnjë lëvizje. Këtu jemi përsa i përket problematikës. Ajo që konstatohet lehtësisht është që numrat me të cilat ka nisur përballja është më e ulët. Kanë ikur shumë mjekë.

Paketa e ndihmës 1 mijë euro për mjekwt ka qenë diskriminuese. Minimumi është tu jepet siguri familjarëve të mjekëve. Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi standart dhe nuk është futur si një pjesë integrale e shëndetësisë. Fuqizimi i mjekut të familjes është një nga rekomandimet e para. E dyta është rimbursimi për diagnozën për të gjithë pacientët me Covid. Vazhdojnë mungesat në spitale. Mungesa e shtëpive sociale. Rritja e kapaciteteve testuese 5 herë të kemi të paktën 2500 testime në ditë.



Hapja e vitit shkollor që po hyn në fazën kritike, 2 javë pas nisjes. Po shohim infektive masive të mësuesve dhe personelit mjekësor. Mësuesit janë pa maska. Dezinfektantët që duhen të blejnë familjet nuk ja dalin dot. Sezoni i gripit stinor. Kemi kërkuar që prej muajit korrik për vaksinimin e popullatës në mënyrë që të mos kemi mbivendosje të sëmundjeve.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani merr vendimin e papritur/Ja me cilën parti bashkohet

LEXO EDHE:  Bujar Nishani: Krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin!

Se si do të përballet personeli mjekësor me shumëfishimin e personave që vijnë dhe mendojnë se kanë koronavirus por në fakt kanë vetëm grip të thjeshtë, unë nuk e di. Mësuesit në Kosovë janë testuar dhe ka një vendim për tu testuar periodikisht. Me respektin më të madh dhe për punën e bërë nga personeli shëndetësor, situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është e parakohshme. Jemi futur në garë me kohën. Nuk dua të merrem me dështimin”, u shpreh ai.

Ai theksoi se PD do të dalë brenda javës me një propozim konkret për qeverinë, duke qenë se pretendon se propozimet e para nuk iu morën parasysh.

“Dua që brenda javës të dalim me një propozim konkret duke qenë se propozimi jonë i parë nuk u dëgjua. Do dalim me një propozim konkret drejtuar atyre që fatkeqësisht kanë çelësat e qeverisë. Ne do propozojmë se çfarë duhet bërë urgjentisht dhe çfarë nuk duhet bërë urgjentisht”, përfundoi kreu i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE