LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Politika, gazeta më e re në treg

10 Shkurt 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Qytetarët janë të etur të dinë dhe të kenë informacione të shumëllojshme, por në këtë treg ku hapsira është e vogël, një gazetë e re do të ishte ajo që do ti jepte një frymëmarrje të re. Gazeta më e re që ka dalë në treg quhet ?Politika?. Kjo gazetë e përjavshme vjen në treg, duke marrë në konsideratë shumë faktorë.

Vlen të theksohet fakti se në Shqipëri, numri i partive politike është pafundësisht i madh, e rezultati i tyre pafundësisht tragjik i vogël, por kjo nuk përjashton mëkatin e shtypit bashkëlidhur me atë të partive. Ndonëse në pamje të parë nuk të thotë asgjë, nga ana tjetër e medaljes ajo flet shumëçka.

Është pak të thuash se në vendin tonë ka një uri politike, sikundër dhe një ngopje, mjerim dhe babëzi. Të gjitha në një kaos, ku rregulli mezi zbret ose mungon, duke e bërë Shqipërinë, një vend vështirësish, ku arti i qeverisjes, më së shumti është kthyer në një barrë për të qeverisurit dhe privilegj për qeverisësit.

Në këtë treg ku konkurenca është e madhe, një gazetë mbetet në duar të lexuesit, i cili lehtësisht mund dhe ka hapsirë të bëhet aksioner i saj, jo vetëm duke qenë konsumator i saj, por njëherësh prodhues nëpërmjet të vërtetave të mbetura jetim.

Gazeta Politika, më së shumti vjen si politika e fjalës, të cilën e ka zinxhirosur politika. Politika si gazetë vjen edhe si një mundësi për pamundësinë e vetë politikës, radhën dhe përjashtueshmërinë e së madhes ndaj gjithçkasë tjetër, duke lënë mijëra qytetarë në pritje.

Politika si gazetë është një komunikim pa regji qëndrore dhe me pjesëmarrje të hapur, ku lexuesi mban anën e të voglit, jo sepse është i keqardhur, por sepse kështu ka mundësinë e të rriturit të vetvetes dhe të vërtetës. Sepse në Politikë, vendi i qytetarit, gjithnjë e më shumë po mbetet bosh. /CityNews  

Lajmet e fundit nga