LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive- Prokuroria fillon hetimet për një drejtor të Ramës/ Ja kush është

10 Shkurt 2017, 15:31, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për dhjetra zyrtarë të lartë, të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën apo kanë përfituar para publike.

Burime jo zyrtare nga organi i akuzës thanë për CityNews se një drejtor i emëruar nga kryeministri Edi Rama është nën hetim. CityNews mësoi se bëhet fjalë për drejtorin e OSHEE, Ardian Çela.

Ai është akuzuar shpesh herë nga opozita se merr 20-30 % të vlerës për çdo tender dhe se paravendos fituesit.

Gjithashtu, Çela është denoncuar me dhjetra herë nga CityNews për tendera të dyshimtë që fitohen me 99% të vlerës dhe në disa raste edhe me 100% duke mos kursyer asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Një tjetër problem tenderat e denoncuara të OSHEE është edhe pjesëmarrja e ulët e ofertuesve. Në shumicën e rasteve, ato zhvillohen me një ofertues të vetëm dhe nuk përmbushin kriteret e paracaktuara.

Të njëjtat burime theksuan për CityNews se ndaj drejtorit të OSHEE Ardian Çela mund të ngrihet akuza e ?shpërdorimit të detyrës për miliona euro tendera, të cilat dyshohet se paravendosen.

Mësohet se Ardian Çela do të vihet së shpejti në dijeni për nisjen e hetimit nga prokuroria.

Në rast se hetimet konkretizohen, do të ishte një goditje e fortë për kryeministrin Edi Rama përpara zgjedhjeve, i cili ka propaganduar fuqishëm reformën në sektorin e energjisë./CityNews

Lajmet e fundit nga