LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paskal Milo kërkon vetting për politikanët/ Të pastrohet Parlamenti nga mafia e krimi

10 Shkurt 2017, 12:25, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kërkoi që ligji i vettingut të funksionojë edhe për politikanët.

Milo tha në një intervistë për ?Dita? se vettingu duhet të bëhet edhe për politikanët para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Më tej, ai deklaron se ka përpjekje nga ?njerëzit e fortë? që dekriminalizimi mund t?i pengojë të kandidojnë, do të delegojnë njerëz të tjerë të tyre, besnikë për synimet e për ata që do t?i mbështesin.

“Nëse do të kishte kohë e mundësi, por edhe vullnet politik, do te ishte shume mirë që të pastrohej sa të ishte e mundur më shumë politika nga mafia, krimi e të korruptuarit. Nëse ata do të mbeten brenda politikës, në vijë të parë apo në skalion të dytë zgjedhjet do të jenë përsëri të rrezikuara për t?u kapur ose për t?u infektuar. Ligji për dekriminalizimin nëse zbatohet është një farë vetingu për politikën. Por nga sa unë jam i informuar po bëhen përpjekje që ?njerëzit e fortë? që dekriminalizimi mund t?i pengojë të kandidojnë do të delegojnë njerëz të tjerë të tyre, besnikë për synimet e për ata që do t?i mbështesin”, tha Milo./CityNews

Lajmet e fundit nga