Connect with Us

Tjetër video nga momenti i grabitjes së parave/ Autorët qëlluan me armë

Aktualitet

Tjetër video nga momenti i grabitjes së parave/ Autorët qëlluan me armë

Publikuar

-

Dy makina të blinduara të një banke të nivelit të dytë janë grabitur sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tiranë-Rinas, ku mjetet e blinduara janë zënë në pritë nga dy automjete në të cilat po udhëtonin persona të armatosur.

Ngjarja ndodhi ne 3 minuta e 20 sekonda. Report Tv ka publikuar një video ku shihet momenti i grabitjes së makinave. Në video dëgjohen të shtënat me armë zjarri nga grabitësit drejt makinës. Grabitësit kanë qëlluar tre herë më armë zjarri në xhamin e derës së parë të makinës, pasi hasën fillimisht në rezistencën e punonjësve të blindit.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Grabitësit vjedhin 4500 Euro nga banesa e një të moshuari

Pas të shtënave me armë zjarri dhe depërtimit të plumbave në makinë, punonjësit e blindit janë dorëzuar.  Autorët e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri duke shpuar gomat e makinës që po transportonte para.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Masat anti-Covid/ Njihuni me rregullat e udhëtimit për në Angli

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ambasada Britanike ka përditësuar rregullat e udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojnë duke filluar nga ora 04.00 e ditës së martë 30 nëntor.

Të gjithë personat që hyjnë në Britani, përfshirë ata nga Shqipëria, do të duhet të kryejnë një test PCR atë ditë ose përpara ditës së dytë dhe të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ.



 Çfarë duhet të bëni nëse mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të 30 nëntorit

LEXO EDHE:  Pajisja më e tmerrshme e krijuar ndonjehërë

LEXO EDHE:  Iu dogjën dy makinat në mes të Elbasanit/ Kush është gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën

Nëse jeni plotësisht i vaksinuar dhe mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të së martës 30 nëntor, ju:

  • duhet të izolohen
  • bëni një test PCR përpara fundit të ditës 2 pas mbërritjes (testet e rrjedhës anësore nuk do të pranohen)
  • mund të largohet nga vetëizolimi nëse rezultati i testit PCR është negativ/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni bërë turp i botës me Lul pisin”/ Demokratët ngrejnë dyshimet për lidhjen e Bashës me laboratorin e drogës në Xibrakë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete sociale urimin e deputetit socialist Bujar Çela, me foton e ish diktatorit Enver Hoxha, për ditën e pavarësisë.

Alibeaj, krenohet se i ka kthyer përgjigjen e merituar dhe më pas e hedh në rrjete sociale.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore ky akt”, është përgjigjja e Alibeajt.

Mirëpo për demokratët, edhe Alibeaj është njësoj si deputeti socialist.

Dhjetra komente kanë vërshuar në postimin e Alibeajt nga demokratët, të cilët i kujtojnë atij, se deputeti në fjalë dhe kolegë e tij, janë në pushtet prej tyre.

Jeni bërë turpi i botës me gjithë Lul pisin…Kush do ta dekomunistizojë ju edhe Lulzim Basha që po mbani në parlament ca mbetje të komunizmit dhe që mbani në pushtet Edi Ramën”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  Pezullohen 9 patenta te Tuneli i Krrabës/ Policia: Nuk është pistë avioni

LEXO EDHE:  Iu dogjën dy makinat në mes të Elbasanit/ Kush është gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën



Reagimi i demokratëve nuk ndalet më kaq. Ata vijojnë më tej duke e personifikuar Bashën me Enverin.

Ata heqin paralale mes Bashës dhe nipit të Enverit, që disa kohë më parë u kap me laborator droge.

“Një pyetje kam për ty z. Alibeaj. Çfarë lidhje kanë nipi i Enverit ai që kishte laborator droge me Lulin e PD-së? ..Lideri demokrat e ka mendjet me ngjy flokët por kokën e ka bosh…me këta do të bëni bashkëqeverisje”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet që demokratëve, me të cilat fundosin deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe njëherësh vërtetojn se janë pro 11 Dhjetorit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zyrtarisht në dimër/ Zbuloni surprizat që rezervon moti gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë por në vijim pritet që të kemi prezente edhe rreshjet e dëborës.

Në një pjesë të mirë të zonës malore temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të pësojnë ulje të ndjeshme duke bërë që në zonat malore të zbresin edhe në – 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 17 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Pezullohen 9 patenta te Tuneli i Krrabës/ Policia: Nuk është pistë avioni

LEXO EDHE:  Shkodër/ Grabitësit vjedhin 4500 Euro nga banesa e një të moshuari



Po ashtu parametri i erës pritet që të jetë probematik këtë javë duke bërë që në det të hapur të shkojë në shpejtësi deri në 100 km/orë./CNA.al

LEXO TE PLOTE