LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Super grabitja në Rinas/ Ngrihet helikopteri i policisë kriminale

9 Shkurt 2017, 15:41, Aktualitet CNA

Super grabitja e dytë brenda pak muajve në rrugën e Rinasit ka alarmuar Policinë e Shtetit. Raportohet se është ngritur helikopteri i policisë për kërkime të detajuara nga ajri.

Mësohet se në helikopter janë drejtues të policisë kriminale, të cilët kanë marrë informacione mbi vendin ku ndodhen grabitësit.

Ndërkohë, menjëherë pas grabitjes së 7 thasëve me para të një banke të nivelit të dytë, policia ka nisur aksionin për lokalizimin dhe kapjen e 5 autorëve të masakruar./CityNews

Lajmet e fundit nga