LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Shtyhet afati i komisionit edhe një muaj

9 Shkurt 2017, 18:10, Aktualitet CNA

Ka përfunduar seanca plenare e kësaj të enjteje, ku pas debateve të ashpra mes palëve, Kuvendi ka miratuar projekligjet e rendit të ditës vetëm me votat e shumicës.

Me rëndësi ishe miratimi i shtyrjes së afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kërkesa e PS u miratua vetëm me votat e shumicës, duke i dhënë komisionit edhe një muaj kohë për të gjetur konsensusin për rekomandimet e OSBE.

Kryefjala e Reformës Zgjedhore është votimi dhe numërimi elektronik, një kusht i PD për zgjedhje të lira, por që është kundërshtuar nga PS me pretendimin se një sistem i tillë nuk jep garanci dhe nuk ka kohë në dispozicion./CityNews

Lajmet e fundit nga