Connect with Us

Kuvend/ Berisha-Ballës: Ulu aty, bandit!

Aktualitet

Kuvend/ Berisha-Ballës: Ulu aty, bandit!

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka folur me një gjuhë tepër të ashpër deputetit socialist, Taulant Balla, gjatë seancës plenare.

Berisha i është drejtuar Ballës me një gjuhë të prerë, të ulet në vend, duke e quajtur bandit. Ky reagim i ish-kryeministrit erdhi pas tentativës së Ballës për t’i ndërprerë fjalën në Kuvend.

“I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu në vend! Jam në kohën time. Pusho i dënuar! I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës, përdor pushtetin dhe mandatin, quhet bandit! Ulu aty o bandit!”, tha Berisha./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Zyrat e QKB Fier të mbyllura/ Sorollaten qytetarët (video)

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Festa e mësuesit i gjen arsimtarët pa rroga

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama: Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, do të shërbejë për udhëtimet jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat bëri me dijë se Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit.

Sipas Ramës, kjo do të shërbejë nëse vendet e huaja do ta vendosin si kusht për të gjithë ata që do të udhëtojnë.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE