LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

*Nga Arben SKENDERI/MAFIA E BETONIT DHE IDENTITETI I GROPOSUR…

8 Shkurt 2017, 08:57, Aktualitet CNA

Instituti i Arkeologjise dhe Agjensia e Sherbimit Arkeologjik te Ministrise se Kultures me mos veprimin e tyre jane ne shkelje flagrante te ligjit, dhe abandonim total te detyres dhe pergjegjesive qe pikerisht ligji ju ngarkon.

Vazhdon betonizimi i nje zone arkeologjike ne zemer te Durresit, pa çka se ka dite qe shume aktore te jetes publike po ngrene alarmin?

Pikerisht sot ne menyre evidente e te pa kundershtueshme dolen ne pah nga germimet e pa kontrolluara elemente mesjetar me shume vlera. Ende agjensia e sherbimit arkeologjik nuk ka vepruar.

Ajo, qe ne momentet e para duhet te kish ndaluar menjehere punimet e ndertimit dhe te ngrinte grupin e specialisteve te cilet duhet te kryenin studimin e zones, dhe me pas mbi bazen e nje vendimi te qarte te Keshillit Kombetar te Arkeologjiqe do duhej te kishin mbikqyrur ne menyre te rrepte cdo lopate qe gerrmonte?

Por jo, gjithe kjo nuk ka ndodhur, dhe askush nuk e di se sa beton eshte hedhur e se sa eshte demi aktual, cilat jane permasat e shkaterimit te deritanishem?

Ne nje kohe qe burgjet jane mbushur me hallexhinj, askush nga pushtetaret nuk mban pergjegjesi per shkeljen e disa ligjeve njekohesisht.

Mafia e betonit vazhdon te groposi perfundimisht identitetin tone, dhe turpi na ngelet te gjitheve ne?

*Kreu i depatamentit te kultures, rinise dhe sporteve

Lajmet e fundit nga