LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italianët sekuestrojnë 55 kg kokainë me destinacion Durrësin

8 Shkurt 2017, 16:17, Aktualitet CNA

Në një artikull tonin të datës 29 janar (linku i artikullit: http://durreslajm.com/politike/aleatet-e- pd-se-dhe-ps- se-sulmojne- egersisht-kryebashkiakun- dako) parashikonim se akuzave të ministrit Koka, që në policinë e Durrësit ka banda kriminale dhe policia është e përfshirë në trafikun e kanabisit, policia durrsake si në raste të tjera analoge do t?i përgjigjej me kapje të sasive të mëdha të drogës. Dy orë pas publikimit të artikullit tonë në Terminalin e Pasagjerëve të Portit të Durrësit policia kapi rreth pesë kuintalë kanabis. Shenjë kjo që të paktën policia durrsake e ka seriozisht luftën kundra trafikantëve të drogës dhe kundër mbështetjes politike (kur nuk janë politikanë të PS-së), që gëzojnë këta narkotrafikantë.

Pa kaluar asnjë javë në 5 shkurt 2017 finaca italiane në Portin e Xhoja Tauros (Gioia Tauro) sekuestroi 55 Kg. kokainë të pastër. Kokaina ishte fshehur në një kontejner të trasborduar në këtë port nga Argjentina me destinacion Portin e Durrësit. Të maskuar në një ngarkesë me fuci me lëng limoni u zbuluan 51 ?bukë? (pako) me kokainë të pastër me peshë 55 Kg. Droga e sekuestruar kishte një vlerë prej 11 milion eurosh me cmimin e shitjes me pakicë. As Roja e Financës, as Agjensia e Doganave Italiane nuk përmendnin në komunikatën zyrtare emrin e kompanisë shqiptare, që ishte pritse e kontejnerit me ngarkesën me lëng limoni të ambalazhuar në fuci dhe 55 Kg. kokainë.

Interesant është fakti se sa herë politikanë me profil të lartë sulmojnë policinë e Durrësit për lidhje me krimin, kapen sasi të mëdha droge ( me kuintalë e tonelata kanabis, ose dhjetra kile kokainë) në portin e Durrësit ose në portet e Gadishullit të Apenineve në bashkëpunim me partnerët italianë! Me siguri në ditët në vazhdim policia durrsake do të kapë në port të tjerë kuintalë me kanabis e ndoshta edhe dhjetra kile heroinë turke./GJERGJ THANASI

Ja linku i shkrimit në median italiane:

http://www.ilcirotano.it/2017/02/06/sequestrati-55-chili-di-cocaina-purissima-al-porto-di-gioia-tauro/

Lajmet e fundit nga