Connect with Us

Ethe sondazhi/ Shqiptarët do votojnë atë që duan kryetarët e partive

Aktualitet

Ethe sondazhi/ Shqiptarët do votojnë atë që duan kryetarët e partive

Publikuar

-

Nga Eni Bitraku  Ethe sondazhi. Të gjithë kanë sonduar popullin e tyre, ku i njëjti popull nuk i do dhe sondat kanë shifrat e tyre. Sistemi te detyron të jesh në koalicion. Gabim është te dalësh vetëm. Te detyron formula dhe jo programi.

Shqiptarët do votojnë atë që duan kryetarët e partive se kështu thotë ligji “me lista te mbyllura”.
Përpjekja për ta shitur demokracinë e votuar ne parti është nul, sepse në listë të vendosin, nuk të vendos vota partiake, por kryetari, dhe ky i fundit sipas “rëndësisë”.

Këto dy vitet e fundit proceset demokratike kane njohur dhe daljen e forcave te reja politike. Asnjë sondazh rreth tyre. Ato janë si rezultat i kauzave, qendrimeve programore te tyre dhe si të tilla nëse do jenë vetëm do të humbin. Vota e shkuar dëm. Asemblimi u tyre në nje koalicion te perbashket do të ishte poli real politik.

Them partite e reja bashkë, sepse e reja me të vjetren s’kane kuptim sidomos ne politike, dhe ne koalicion do ishte tallje me popullin. Shqiperia ka zera të rinj me kredibilitetet e veta qe duan t’i japin dinjitetin dhe larmishmerine e munguar. Nje parlament me 100 burra e gra dinjitozë, të besueshem, kredibël, me integritet e bashkëpunues i duhen politikës se re.

LEXO EDHE:  “Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim”/ Erion Dasho del me reagimin e fortë

Nëse duam Parlament ndryshe nga ky që na ra për pjesë duhet ta fillojme nga numri, pjesëmarrja e ngjyrave politike dhe tek dinjiteti i munguar. Forcat e reja politike qe kane programe të perafruara, qasje ndryshe me konfliktin, ze paqesor dhe besues tek Zoti duhet të bëhen bashke per te dalluar edhe elektoralisht nga e vjetra.

Pra një mundësi ndryshe për të votuar, dhe per të ndare nje here e mire “të ikurin dhe të ardhurin” ne nje formacion politik. Reforma kerkon vullnet, por dhe kohe dhe cdo kohe ka vullnetin e vet./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim”/ Erion Dasho del me reagimin e fortë

LEXO EDHE:  “Bashën e shoh si rival”/ Patozi: Nuk më intereson nëse humb vota

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Hebrenjtë “tradhtuan” Donald Trump

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Paga minimale më e ulëta në rajon dhe në Europë/ Shqiptarët në kushte mbijetese

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Paga minimale më e ulëta në rajon dhe në Europë/ Shqiptarët në kushte mbijetese

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Hebrenjtë “tradhtuan” Donald Trump

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE