Connect with Us

Edi Rama po dëbon Ilir Metën!

Aktualitet

Edi Rama po dëbon Ilir Metën!

Publikuar

-

Përplasjet PS-LSI kanë dy emra, ata janë Edi Rama dhe Ilir Meta, të tjerët janë thjesht instrumenta që ata përdorin politikisht kundër njëri – tjetrit.

Kreu i qeverisë po jep mesazhe të forta se nuk e do më Metën në qeveri dhe koalicion paraelektoral. PS ka zhvilluar disa sondazhe dhe pretendon se pa Metën fiton 71 mandate.

Rama kërkon që të ketë numrin e nevojshëm për qeverinë dhe më pas të fillojë negociata me parti të tjera të vogla që mund të dalin nga koalicioni i PD ose LSI. PAA e Dukës dhe Nard Ndoka mund ti bashkohen Edi Ramës në rast se ai ka 71 mandate bashkë me PDIU dhe disa parti të tjera të vogla.

Rama fillimisht afroi PDIU në qeverisje, dhe pretendon që kjo forcë të shtojë mandatet në Elbasan, Fier, Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Kjo lëvizje e tërboi jo pak Ilir Metën, i cili në fakt i donte çamët nën kontrrolll për të dalë me një koalicion të fortë jashtë PS-së në zgjedhjet e 18 qershorit.

Më tej kreu i qeverisë shkarkoi një nga zërat kritikë në qeveri siç ishte Ylli Manjani. Përgjigjen më të sinqertë e tha Luan Rama, “O do ikte Ylli, ose kryeministri”. LSI për shpirt e çonte Edi Ramën në shtepi por e kishte të pamundur dhe u detyrua të ulë kokën. Ilir Meta mori mesazhin e dytë, ose ri në koalicion me rrregulla ose largohu.

Mesazhi i tretë erdhi nga një sondazh publikuar në Top-Channel, një sondazh mekanik, që më shumë se Metën ndaj të cilit ishte drejtuar mesazhi, trembi Lulzim Bashën. PS tregonte se fitonte e vetme 71 mandate në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Dhjetë vite nga '21 janari'/ Hoxha: Gjaku i viktimave tregoi fytyrat e vërteta të politikanëve

Së fundi ka zëra se koalicioni PS-LSI mund të jetë në momentet e tij të fundit dhe Ilir Meta po kërkon të dalë në koalicion me disa parti të tjera. Por kjo lëvizje i ul gati gjysmat e mandateve që mund të fitonte me PS. Çdo humbje vjen për shkak të sistemit dhe Ilir Meta e di këtë, ashtu siç e di edhe Edi Rama, që po pëpriqet ta dëbojë “me qetësi dhe dashuri” Ilir Metën, për ta dobësuar. I larguar vetë nga qeverisja dhe koalicioni ai është më i sulmueshëm si përçarës dhe i përdorur nga Berisha. Nga ana tjetër çdo kosto PS e faturon tek mungesa e mbështetjes nga LSI dhe korrupsioni i ministrave të saj të dështuar në infrastrukturë, bujqësi, mjedis, integrim dhe drejtësi.

Prandaj Edi Ramës i intereson të largojë Metën dhe të shkojë me PDIU në zgjedhje ku do tentojë mbi 71 mandate i vetëm, por edhe në rast se Ilir Meta nuk largohet skenari i kreut të qeverisë është sigurimi i 71 mandateve me çamët e Shpëtim Idrizit. Brenda apo jashtë koalicionit me LSI, Rama kërkon numrin minimal për formimin e qeverisë, me këtë numër ai “kërcen” ndryshe politikisht, Ilir Meta defaktorizohet më tej dhe bashkëpunimi me PD e dëmton elektoralisht por edhe bashkëpunimi në qeverisje më tej ka të tjera kushte. Me 71 mandate të sigurta kushtet i vendos Rama, pa folur që me pazaret e parlamentit të sigurojë më shumë mandate dhe LSI-në ta ketë në qeveri për fasadë./Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “masakron” Bashën/ Zgjedhjet i humbe ti

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të forta, sot gjatë takimit të tij në kuadër të nismës për bashkimin e Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri është treguar mjaft i ashpër në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e bërë atë përgjegjës për dështimet e njëpasnjëshme të PD.

PD në ditën më të zezë. Kurrë nuk ka qënë në ditën e sotme. Ka tetë vite që ka humbur cdo nismë përvec ligjit të dekriminalizimit, Ka tetë vite që ka humbiur cdo aksion, ka tëte vite që shkatërrohet mekanizmi elektoral, ka tetë vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale, numëron dy zgjedhje lokale, një të humbur një të dhuruar.



LEXO EDHE:  Ish-deputetja thirrje Kumbaros/ ‘Mos Mirelë, nuk je Rama, as Gjushi’

LEXO EDHE:  Berisha akuza vëllait kryeministrit/ Ka përdorur disa herë makinën e trafikantit Genc Xhixha

PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhe dhe grabitit më shumë vota se në 2017, Pa diskutim. Por duhet ta themi të vërtetën vetes në sy. Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Por as PD nuk i fitoi zgjedhjet.

Ditën e zgjedhjeve në darkë, zgjedhësit demokratë janë pyetur për kë votuan në PD. Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. Të tjerët për PD. Në këtë mënyrë nuk fitohet.”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon planin/ Merkel i preu “rrugën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në hotel Rogner aty ku ka nisur takimi i parë me demokratët e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka zbuluar dhe si Merkel, ia preu rrugën Ramës dhe Vuçiç në 2013, me planin për ballkanin Ballkanit 6+2.

“Të dashur miq, një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti, vetëm e vetëm kur drejtuesit e saj, mbrojnë interesin kombëtarë.

Sot është një ditë e zezë sepse betohet në Parlament një njeri i cili ka shëndërruar Tiranën në fasadë të Beogradit. Epiqendër të luftës së ftohtë me Kosovën.

LEXO EDHE:  Bardhi “i përvishet” Ramës/ “Rrit dozën e qetësuesve, nuk tërhiqemi asnjë hap nga presioni”

LEXO EDHE:  Dhjetë vite nga '21 janari'/ Hoxha: Gjaku i viktimave tregoi fytyrat e vërteta të politikanëve

Në vitin 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e Ballkanit 6+2. Do formohej asambleja parlamentare e 6 vendeve, me epiqendër ne Beograd. Banka rajonale, qender në Beograd. Me pak fjalë jugosllavia.



Kancelarja Merkel ia hoqi te gjitha organet e jugosllavisë. Propozoi dialogun mes tyre. Synonte të hartonte projekte për këto vende.

C’bënë gangsterët e ballkanit? Vuçiç qe nuk njeh genocidin thotë që u duhet mini shcengen, ballkani i hapur, që kërcënon shtetin e Kosovës.”/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sot është një ditë fatkeqësie”/ Berisha i tregon vendin Ramës, numëron “bëmat” e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur në takimin me demokratët, me thirrje të forta, duke treguar edhe një mbështetje të madhe ndaj liderit të tyre historik.

Nga ana tjetër, Berisha në fjalën e tij, nuk është kursyer në akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

Përshëndetje demokratëve dhe demokretëve shqiptarë kudo që janë.

Foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike, më të bashkuar, më të fortë, më të hapur dhe më të sigurtë për të ardhmen e saj.

Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër në Shqipëri. Sot në parlamentin shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, që nuk njeh ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.



Sot është ditë mynxyre kombëtare, me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit, pasi ai në tetë vite ka mjeruar, ka varfëruar shqiptarët, të cilët tetë vite më parë, për herë të parë në ekzistencën e tyre merrinin rroga më të mëdha se gjithë popujt e ballkanit, kurse sot paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu që me vjedhje dhe abuzime, koncesione, PPP, e ka ngjitur vendin në catinë e botës për korrupsion.

Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, kur në parlament betohet njeriu që shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. E ktheu në qendër të organizatave kriminale. Sot është ditë e vështirë për Shqipërinë, sepse në parlament betohet njeriu i cili duke zbatuar politikat antishqiptare, të varfërimit, burgosjes dhe pasigurisë së madhe, të ç’punësimit, detyroi në pesë vite të largohen 520 mijë shqiptarë.

PD ia arriti të rritej çdo vit popullsia në Shqipëri, dhe kjo ishte arritje historike dhe këtë e thotë instituti i statistikave të qeverisë.”-tha Berisha.

LEXO EDHE:  Nga Frrok Çupi/ Ky është rasti për Ilir Metën

LEXO EDHE:  Ish-deputetja thirrje Kumbaros/ ‘Mos Mirelë, nuk je Rama, as Gjushi’

Më tej, ai shtoi se Rama e ka kthyer Tiranën në një fasadë të Beogradit, dhe shërbëtore të Serbisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE