LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belgjika “urdhër” Llallës/ Hetoni paratë që vijnë nga Shqipëria

8 Shkurt 2017, 13:46, Aktualitet CNA

Kryeprokurori shqiptar, Adriatik Llalla, zhvilloi sot një takim me homologun e Belgjikës, Van Leeuw. Në fokus të diskutimeve mes kryeprokurorëve kanë qenë aktiviteti kriminal i grupeve shqiptare në Belgjikë dhe parandalimi i rekrutimit të luftëtarëve me ideologji fetare.

Takimi është zhvilluar gjatë një vizite zyrtare të Llallës në Bruksel dhe vjen një ditë pas atij të mbajtur me drejtorin e zyrës anti-mashtrim pranë Bashkimit Europian.

Mësohet se Llalla ka marrë nga prokurori belg një listë me pasuritë e grupeve kriminale shqiptare, që operojnë në Belgjikë dhe këto pasuri do t?i nënshtrohen kontrollit me ligjin antimafia për të arritur deri në sekuestrimin e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga