Connect with Us

Atentati ndaj fisit Çapja/ Prokuroria zbardh dosjen, çfarë e tradhtoi autorin

Aktualitet

Atentati ndaj fisit Çapja/ Prokuroria zbardh dosjen, çfarë e tradhtoi autorin

Publikuar

-

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin ndaj Floren Çapjes, në qershor të vitit 2016. Një javë më parë, autoritetet policore holandeze arrestuan autorin e dyshuar të atentatit, Shkëlzen Hasanpapajn. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, arrestimi i 19-vjeçari në Holandë ka ardhur pas urdhër arrestit të lëshuar nga kjo prokurori. Në dosjen e zbardhur, Prokuroria sqaron se ky shtetasi Hasanpapaj është i dyshuar për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndaj këtij personi, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata e qytetit ka vendosur në Nëntor 2016 masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se, paraditen e datës 06.06.2016, në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur shtetasja M. Kermezo, punonjëse policie, e cila, në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit. Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori.atentatori

Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik. Pra, gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati.

LEXO EDHE:  Dëmi 200 mijë euro/Ish-drejtori i Tatimeve sulmon Prokurorinë: Ja e vërteta

Në vijim të hetimit, janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij personi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN-së të gjendur në vendngjarje me profilin gjenetik të këtij shtetasi. Ky person nuk është arritur të gjendet, pasi rezultoi që pas ditës së atentatit, të jetë larguar nga Shqipëria.
Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj (prindërit e të dyshuarit) në raportin “nënë-bir” dhe “babë-bir”.

Çifti i prindërve Q. dhe A. Hasanpapaj kanë dy fëmijë, djem. Është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj (vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje, NUK përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes.

Në bazë të analizës gjenetike, por edhe në bazë të provave të tjera të përfituara gjatë hetimit të deritanishëm, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se autori i ngjarjes së datës 06.06.2016 në Elbasan është Shkëlzen Hasanpapaj. Ndaj këtij shtetasi është nxjerrë urdhri i kërkimit ndërkombëtar, pasi rezultonte se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE