LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vota e Shqipërisë kundër SHBA/ “Luftë” akuzash mes Bushatit dhe Nishanit

7 Shkurt 2017, 14:20, Aktualitet CNA

Një përplasje e ashpër ka nisur prej ditës së djeshme mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe Presidentit Bujar Nishani. Shkak i përplasjes mes dy zyrtarëve të lartë është bërë vota e Shqipërisë në OKB kundër SHBA.

Ministri Bushati tha se i është përgjigjur me shkresë kreut të shtetit përpara deklaratës së djeshme në Komisionin e Jashtëm. Nga ana e tij, Nishani e ka cilësuar këtë një dezinformim të minisitrit, duke publikuar regjistrin e Gardës, që mban shënim çdo lëvizje në Presidencë.

Ndërkohë, Bushati deklaroi sot nga Shkodra se: ?Presidenti ka kërkuar informacion shkresor për votën kundër të Shqipërisë në OKB kundër SHBA dhe Ministria e Jashtme i është përgjigjur në forme shkresore. Kjo ka ndodhur përpara deklaratës time ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar?.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani shpreh keqardhjen për disinformimet e përsëritura e të pavërteta të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishme e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Shqipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t?i kthente përgjigje disinformimit të radhës së Ministrit.

Disinformimit të djeshëm në Komisionin për Politikën e Jashtme, sot Ministri Bushati i ka shtuar edhe një të ri, duke pretenduar se i është përgjigjur në formë shkresore Presidentit përpara deklaratës së tij të ditës së djeshme në Komisionin Parlamentar.

Edhe ky pretendim i Ministrit Bushati nuk është aspak i vërtetë, pasi shkresa ka mbërritur në Presidencë dhe është regjistruar nga autoritetet e Gardës së Republikës, në orën 10:00 të datës 07.02.2017, si dhe pak minuta më vonë nga strukturat e protokollit të Institucionit të Presidentit të Republikës. Këto janë lehtësisht të verifikueshme dhe jo pretendimet disinformuese të Ministrit./CityNews

Lajmet e fundit nga