Connect with Us

STOP/ Kamera e fshehtë, paguaj në dorë dhe shefi të rilidh energjinë

Aktualitet

STOP/ Kamera e fshehtë, paguaj në dorë dhe shefi të rilidh energjinë

Publikuar

-

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, solli këtë të martë nëpërmjet kamerës së fshehtë sesi mund të rilidhet energjia duke paguar disa para në dorë. Grupet e kontrollit të OSHEE-së kanë shkëputur energjinë në një lavazh automjetesh, për shkak të faturave të papaguara. Por inspektori i zonës afër Freskut, Hysen Nika, të takon me shefin dhe “bujaria” e këtij të fundit ta zgjidh hallin. Kamera e fshehtë e “STOP” tregon hap pas hapi këtë moment.

Punonjësi – Ti je ai i lavazhit?

Qytetari – Unë e kam me qera atë.

Punonjësi – Dëgjo, tani! Që ta dish mire! Në muajin shtator, në muajin dhjetor, ky ka qenë për të prerë, sepse ka pas një faturë … shtatori, në mos gaboj. Para 3 ditëve kishte qenë i mbyllur lokali. Pse ka qenë i mbyllur lokali? Ne e ulëm automatin. Në atë moment na morën në telefon, sot. Të shkoni, sepse objekti është i mbyllur. Se ne e shkrujtëm objekti i mbyllur në letra.

Qytetari – Po.

Punonjësi – Tani letrat kalojnë online, se kalojnë direkt online. E ne u detyruam për me e bërë, për me e ruajtur vendin e punës tonë. Ne çfarë bëmë, i hoqëm dy fijet aty, jo me e pre në shtyllë.

Qytetari – Po.

Punonjësi – Edhe e lamë momentin, ke ndonjë njeri, për me e futur aktiv?

Qytetari – Joo! Realisht unë s’kam asnjë lloj njeriu, as nuk di, prandaj erdha me biseduar.

Punonjësi – Ore, unë të kuptoj, ku e ke fjalën, po nuk e di, për sa kohë e do ti? Kot! Se unë kam frikë e heq, e zgjatëm i them dhe atij shefit, or ti do të japësh, sa do të japi, se ti s’je duke dhënë miliona euro.

Qytetari – Dëgjomë mua!

Punonjësi – Kafen, që jep sot, ti s’ke leverdi, se s’ke për t’ia shitur për një javë, dhjetë ditë…. Hajde, se po të them unë.

Qytetari – A mund ta mbaj tre muaj?

Punonjësi – Unë kam nevojë për pesë lekë. Unë nuk kam gjë në dorë, shkurt. Sepse të vije direkt, sepse janë tre, se s’jam duke bërë politikë. Po është Task Forca, Task Forca Rajonale, edhe ne. Edhe me një fjalë, kapin i shohin në sistem dhe na sjellin letrat e na thonë vijnë e na kontrollojnë të tjerët. Se qëllon me të lënë, hajde se po të them unë, ju ka lënë kape lidhe, unë s’jam duke të thënë gjë, unë jam ai, që p.sh. me e lidhur ti, me të denoncuar. Unë kam për borxh të flasësh me të, të jap një person, atë shefin e grupit operativ. Nëqoftëse të mbron ai, se unë nuk kam gjë në dorë, se me qenë kafen e marr vetë unë, nuk dua me gri sallatë, shkurt. Sepse jam shefi i grupit të zonës edhe nuk kam gjë në dorë.

Qytetari – A ke muhabet, a flet ti? Me kë duhet me fol?

Punonjësi – Pasi të marri ai, unë jam në autobus… Do t’i them o …, si të kesh mundësi me e marrë, merre ti një kafe, t’i them unë.

Qytetari – Po.

Punonjësi – Atëherë varet, nuk kam gjë në dorë, se me qenë atë kafe e marr vetë…

BISEDA TELEFONIKE

Punonjësi – Shef, si të kam? Mirë je? Desha me të takuar me një shok timin. Mirë, dil tek materniteti, se erdha edhe të mora. Hajde, se vijmë tani.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Punëtorëve të një fasonerie në Korçë nuk i jepet paga e luftës

Qytetari – Përshëndetje! Si je? A je mirë?

Shefi – Si jeni?

Qytetari – A je mirë?

Shefi – Çfarë bëtë? Si dukesh?

Qytetari – Mirë.

Shefi – Si keni qenë?

Qytetari – Mirë.

Shefi – Lodhur?

Qytetari – Si pa drita.

Shefi – Ah…!

Punonjësi – Ec, se flasim dhe rrugës.

Shefi – Çfarë ndihme do ky tani?

Qytetari – Nëqoftëse është e mundur, që ta mbajë edhe ja tre muaj.

Shefi – Ajo fatura do na nxjerri punë ne. Do të nxjerri punë ty, se ne s’ka ç’a me na nxjerrë. Në momentin, që ti bën një ankesë për mbifaturim, i herë për një muaj, apo dy, apo dy, e ke të sigurtë.

Qytetari – Dhe një muaj thuaj…?

Shefi – E mbaj unë. Dhe një muaj e mbajmë kështu. Deri sa të vijë data e përgjigjes pastaj, në momentin që bën ankesën ti sot.

Qytetari – Shtyhet?

Shefi – Ne e trajtojmë pas 20 ditësh, fillojmë procesin, për ta trajtuar. Pas 20 ditësh, ne procesverbalet i bëjmë gabim dhe u shty dhe 20 ditë tjera, është rrugë e jona, sesi e bëjmë ne.

Qytetari – Mua më intereson, që të kem drita dhe kaq.

Shefi – Ne do bëjmë të pamundurën.

Punonjësi – Ne faktikisht…, ne ia premë.

Shefi – Lavazhin?

Punonjësi – Po ia premë.

Shefi – Po mirë, ikni dhe jepni drita tani edhe….

Qytetari – Si shkojnë këto?

Punonjësi – Çfarë të ka lënë në zemër, leje detyrimet!

Qytetari – Jo, jo! Realisht si?

Punonjësi – Fol tashti… Ne a folëm…?

Qytetari – Ore nëqoftëse jeni veç ju të dy?

Punonjësi – Po ç’ky është ore ç’ke? Se me qenë e kisha bërë…

Qytetari – A je ti, o bos?

Shefi – Nuk jemi t’u pa pazar.

Qytetari – A flas me shokun tënd?

Shefi – Po mirë.

 

Qytetari – Tani duhet me i dhënë muaj për muaj, apo si?

Punonjësi – Ore jepi një herë tani, se nuk je t’u i dhënë muaj për muaj, ç’a të kesh, ke lekë me vete tani?

Qytetari – Po kam. Sa?

Punonjësi – Sa je i kënaq ti?

Qytetari – Nuk e di unë, o bos, më thuaj sa?

Punonjësi – Jepi 100 mijë lekë, po i pate me vete.

Qytetari – 100 mijë lekë.

Punonjësi – Po jepja dhe më andej….

Qytetari – Në rregull.

Punonjësi – Prit këtu dhe të jap Bujarin me vete.

Qytetari – Kë të duash ti.

Punonjësi – Po do ma sjellësh përsëri këtu.

Qytetari – Po ta sjell unë përsëri.

Shefi – Do e bësh ankesën me datë 23, do sjellësh kartën e indentitetit deri me datën 23, shkoni e bëni, mos mbani procesverbal fare, se deri me 23 e mbaj unë.

Shefi – Rrofsh, rrofsh! Deri me datën 23 nuk ka problem, me datë 23 të më sjellësh kartën e identitetit ose jepja këtyre një fotokopje, do i japim një 5 mijë lekësh atij shokut, aty te Kujdesi për Klientin dhe u kry. Mirupafshim!

Punonjësi – Ç’a bën? Ç’kemi?

Qytetari – Si je? Je mirë? Do shkojmë t’i lidhim?

Punonjësi – E do shkojmë t’i lidhim. A fole me këta, me shefat?

Qytetari – Fola, ju shefat i keni shefa.

Punonjësi – Ti e kap nga brirët tamam, e kap te shefat, nuk merresh me ne, ne s’kemi gjë në dorë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  “Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë”/ Bardhi: Në 10 ditë është ndezur vetëm dy herë

LEXO EDHE:  Zhvaste edhe banka/ Infiltrimi i Stop, çoi në pranga italianin mashtrues

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE