LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gentian Trenova: Jam skeptik për Reformën në Drejtësi

7 Shkurt 2017, 10:23, Aktualitet CNA

Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenova, është 1 nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë i sapozgjedhur, i pari institucion i ngrirur rishtas si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

I ftuar ekskluziv në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku, bashkë një grup juristësh dhe profesorë të jurisprudencës, ai komentoi të gjitha zhvillimet e fundit në drejtësi, por edhe përplasjen mes prokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

I diplomuar dhe në magjistraturë, me rezultate të shkëlqyera, studiues dhe autor i shumë librave në fushën e  jurisprudencës për më tepër i cilësuar si një një jurist me integritet, Trenova deklaron se kryeprokurori Lalla ka zbatuar ligjin dhe nuk ka bërë asnjë gabim me dërgimin e tre emrave për anëtarë të KED, sepse sipas tij, vetëm tre prokurorë i plotësonin kriteret.

Nga ana tjetër, i pyetur për historinë e vizave të refuzuara nga ambasada për një grup gjykatësish dhe prokurorësh ai u përgjigj:

“Nëse jep apo jo vizë dikujt, këtë e di ambasada amerikane dhe askush nuk mund të kërkojë, insistojë dhe ta komentojë këtë. Por unë dua të them personalisht, nuk kam kërkuar vizë dhe dhe nuk më është refuzuar viza.

Por nëse një ditë do ndodhte kjo, nuk do më krijonte asnjë shqetësim. ?Nuk do ishte hata nëse s’ke marrë vizë amerikane?, tha Trenova. Ndërkohë Trenova është i pari prokuror që shfaq hapur rezervat për reformën në drejtësi.

?Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik  me të?, tha Trenova për gazetarin Qafoku.

Thëmbra e Akilit, roli i ri kryeprokurorit të përgjithshëm, për Trenova ka një problem themelor në këtë drejtim, sepse nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh, kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, i cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës.

?Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë, kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm??

Trenova e cilësoi pikërisht këtë një gabim të kësaj reforme. Sipas tij, prokurori duhet të krijojë besim në vetvete dhe më pas te publiku.

Nga ana tjetër, Trenova komentoi edhe perceptimin e besimit për prokurorët dhe gjykatësit. Sipas tij, është krijuar perceptimi se gjykatësit dhe prokurorët në këtë vend nuk bëjnë. “Por sipas meje, personat e zgjedhur në poste të rëndësishme në institucionet e politikë janë të papërshtatshëm dhe të gjithë kërkojnë drejtësi te të tjerët”. Sipas Trenovës, në fakt vetë populli nuk e ushtron si duhet të drejtën e tij. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga