LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Durrës/ Bombola djeg katin e 5 të pallatit

6 Shkurt 2017, 11:28, Aktualitet CNA

Një pallat është përfshirë nga zjarri në qytetin e Durrësit. Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati, në lagjen nr. 18.

Mësohet se është djegur banesa e shtetasit E. V., 40 vjeç. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz, por janë djegur disa orendi shtëpiake.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e bombulës së gazit. (bombul gazi që shërben për bërjen e kafes).

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga