Connect with Us

Vlahutin takon Vasilin/ 2017-a vit sfidues për Shqipërinë!

Aktualitet

Vlahutin takon Vasilin/ 2017-a vit sfidues për Shqipërinë!

Publikuar

-

Ambasadorja e bashkimit Evropian, Romana Vlamutin, zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Drejtësisë, Petrit Vasilin. Në fokus të këtij takimi ka qenë reforma në drejtësi.

Ambasadorja Vlahutin ka paralajmëruar një vit sfidues për Shqipërinë, duke shtuar se ka nevojë për koordinim dhe bashkërendim përgjegjësish.

“Vijimi i reformës në drejtësi me punën legjislative. Edhe viti 2017 do të jetë një vit sfidues për Shqipërinë. Ka nevojë për koordinim dhe bashkërendim përgjegjësish”, tha Vlahutin.

LEXO EDHE:  Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë

Nga ana e tij, ministri Vasili bëri thirrje për implementimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi.
“Reforma në drejtësi, implementimi sa më shpejt. Të nisë sa më shpejt ndërtimi i institucioneve të reja”, theksoi Vasili./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  Nikolla me mesatare 5.9/ LSI ironizon Ramën

LEXO EDHE:  Organizoi takimin e Metës në Teatrin e Durrësit/ Gjobitet Abdullah Deliallisi

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vendi nuk gjen qetësi/ Regjistrohet një tjetër lëkundje tërmeti

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 3.5 dhe thellësi 0 km është regjistruar rreth orës 09:30.



Ajo është regjistruar 7 km në Perëndim të Himarës dhe 116 km në jug të Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE