LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS përmbys listën e deputetëve në Elbasan/ Emrat e rinj

6 Shkurt 2017, 13:32, Aktualitet CNA

Në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit, tashmë socialistët po mbyllin listat e kandidatëve për deputetë. Pas qarkut të Gjirokastrës dhe të Korçës, CityNews sjell ndryshimet dhe listën e re të mundshme në Qarkun e Elbasanit për Partinë Socialiste.

Në këtë qark pritet të ketë ndryshime rrënjësore, deputeti Ben Blushi, kryesuesi i listës në këtë qark është larguar tashmë nga Rilindja dhe ka themeluar tashmë partinë Lista e Barabartë (LIBRA). Vendin e tij e merr nënkryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

Një tjetër largim nga qarku i Elbasanit është Damian Gjiknuri, ministri i Energjetikës, i cili në zgjedhjet e 18 qershorit do të jetë një nga kryesuesit e listës së deputetëve për qarkun e Vlorës.

Një emër tjetër që mund të largohet nga ky qark është edhe deputeti i Peqinit, Alfred Peza. Publikimi i të dhënave për blerje aksionesh në shumën 1.13 milionë dollarë, duke mos justifikuar ende të ardhurat, kanë rënduar së tepërmi pozitën e Pezës, i cili është i pasigurtë dhe mund të mos jetë më pjesë e listës së socialistëve, ose pozicioni i tij mund të jetë në vende të ulta.

Një emër që mund të rikonfirmohet është deputetja Elvis Kushi, e cila bashkë me Taulant Ballën janë të vetmit emra që rikonfirmohen në listë.  Musa Ulqni është një emër në pikëpyetje dhe ende nuk ka një konfirmim për zonën ku ai do kandidojë.

Një hyrje e re për qarkun e Elbasanit është deputeti aktual i Gjirokastrës, Anastas Angjeli, që pritet të mbulojë zonën e Gramshit, ndërkohë socialistët janë duke përgatitur edhe disa emra të tjerë, për të mbuluar zonën e Prrenjasit, Peqinit, etj. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga