LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Niset me 32 kg drogë drejt Turqisë/ I dështon plani në Kapshticë

6 Shkurt 2017, 14:36, Aktualitet CNA

Policia Kufitare e Kapshticës goditi sot një tjetër rast të ?Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike?.

Gjatë aksionit, u sekuestruan 31 pako me peshë 32 kg kanabis sativa, ndërsa u arrestua poseduesi i lëndës narkotike.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Mustafa Molla, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja

Më datë 06.02.2017, shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip ?Peugeot? me targa AA546NS.

Nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Turqinë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: ?Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë? parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga