LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i CEZ/ Deputeti i PS kërkon shqyrtimin e kërkesës së Shkëlzen Berishës

6 Shkurt 2017, 17:07, Aktualitet CNA

Komisioni Hetimor për çështjen e CEZ ka nisur me debate mes palëve në lidhje me dëshminë e Shkëlzen Berishës.

Ky i fundit ka paraqitur një kërkesë për të zëvendësuar kryetarin e komisionit, Taulant Balla, pasi ndodhet në konflikt interesi sepse është dënuar me vendim gjykate në një çështje ku janë përfshirë të dy.

Por, Taulant Balla është shprehur se kjo kërkesë është shqyrtuar njëherë nga Arben Ristani, kërkesë e cila kishte të njëjtin objekt.

Në këtë moment, deputeti PS në komision, Pjerin Ndreu, tha se për të shmangur tensionet, kërkesa e paraqitur nga Shkëlzen Berisha duhet të shqyrtohet.

Megjithatë, kryetari i komisioni ka insistuar se një kërkesë e tillë me të njëjtin objekt është shqyrtuar më parë dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje.

Lajmet e fundit nga